×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka takuar ambasadorin italian NicolaOrlando, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe vazhdimin e mbështetjes së Italisë për Kosovën.

    Krasniqi e falënderoi ambasadorin Orlando për ndihmën e Italisë ndaj Kosovës që nga përfundimi i luftës, duke veçuar mbështetjen në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë e njoftoi ambasadorin për projektet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe për Ligjin për Investime Strategjike që krijon shumë lehtësira për investitorët potencial që do të investojnë në Kosovë.

    Po ashtu në takim u diskutua edhe mundësia e rritjes së shkëmbimeve tregtare Kosovë-Itali, sidomos në produktet bujqësore.

    Ndërsa, ambasadori Orlando tha se pret nga Qeveria të punojë shumë në rritjen e transparencës, forcimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

    Ai po ashtu theksoi se Italia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, duke konfirmuar interesimin për shkëmbime tregtare dhe investime në mes të Kosovës dhe Italisë.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.