Bota/Rajoni

Italia me referendum vendos për numrin e deputetëve

Italia me referendum vendos për numrin e deputetëve
19:57 | 20 Shtator 2020

Italianët kanë mbajtur referendumin për të kundërshtuar propozimin për të ulur numrin e deputetëve. Italianët janë pyetur nëse duan të ulin numrin e deputetëve nga 630 në 400 në Dhomën e Ulët të Parlamentit dhe nga 315 në 200 në Dhomën e Lartë.

Masat janë propozuar nga Lëvizja Pesë Yjet dhe përkrahen nga shumica e partive. Referendumi pritet të kalojë. Nëse jo, rezultati do të ishte humbje e madhe për Lëvizjen Pesë Yjet.

Kjo lëvizje njoftoi se ulja e numrit të deputetëve do të ruante paratë e Italisë dhe do të zbuste një numër procesesh parlamentare. Opozita ka insistuar se kursimet do të ishin minimale nga ky propozim.

Në rast se referendumi kalon, do të duhej ndryshim rrënjësor në sistemin e zgjedhjeve.

 

Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë

Të tjera