×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia me referendum ul numrin e deputetëve nga 954 në 600

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Italianët vendosën të ulin numrin e deputetëve në parlament, nga 954 në 600 deputet, sipas rezultateve paraprake të referendumit të mbajtur të dielën (20 shtator). Me 70 për qind të kutive të numëruara, 69 për qind e votuesve mbështeti ndryshimin kushtetues.

    Ministri i Jashtëm Di Maio i Lëvizjes 5 Stelle e quajti referendumin një rezultat historik. Ai shkroi se Italia “duhet t’i kthehet një parlamenti normal me uljen e numrit të deputetëve dhe shkurtimit të privilegjeve. Ne i kemi dërguar një sinjal italianëve. Pa Lëvizjen 5 Stelle, e gjitha kjo nuk do të kishte qenë e mundur”.

    Nicola Zingaretti, drejtuesi i Partisë Demokratike tha në një konferencë për shtyp se rezultati “konfirmoi se PD është parti e ndryshimit, dhe ne duhet të përgatitemi për reforma të reja”.

    Ndërsa kritikët e ndryshimeve argumentuan se ulja e numrit të deputetëve do të ulte përfaqësinë, kërcënonte demokracinë dhe do t’i kursente taksapaguesve shumë pak para.

    Lëvizja 5 Stelle ka argumentuar fortë së ky ndryshim do t’i kursente taksapaguesve 1 miliardë euro në 10 vjet, ndërsa organizata mbi monitorimin e shpenzimit të parave publike tha se kjo shifër nuk do të kalonte 57 milionë euro në një vit, çka është një pikë në oqean po të shohim borxhin publik të Italisë.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.