×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Itali: Foshnja e porsalindur rrëmbehet në spital nga një grua që kishte gënjyer për 9 muaj se ishte shtatzënë

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një foshnje të porsalindur, duke iu prezantuar nënës së re, si infermiere.

    Foshnja është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë.

    Pasi u rrëmbye nga çifti, Rosa Vespa 53-vjeç dhe Aqua Moses, 43 senegalez, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë.

    Nga pamjet e siguruara, duket një grua me maskë në fytyrë duke hyrë në dhomën e spitalit të nënës së re duke u shtirur si infermiere. Ajo mori vajzën e vogël dhe tha se duhej të shihej nga pediatri.

    Sipas medias vendase, vajza e vogël kishte veshur një rrobë rozë me Minnie Mouse.

    Pas tre orësh ankthi, vajza e vogël u gjet nga policia në një makinë së bashku me gruan dhe burrin që e mori nga klinika.

    Të dy u ndaluan dhe u dërguan në komisariat.

    Një nga policët, pasi mori vajzën e vogël, thirri prindërit për t’i qetësuar dhe për t’u thënë se vajza e tyre ishte mirë. Veç vajzës, çifti kishte tentuar një tjetër rrëmbim në spital.

    Sipas asaj që mësohet, gruaja ka falsifikuar shtatzëninë për 9 muaj dhe një javë më parë ka postuar në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë një fëmijë.

    Ajo u tha të afërmve të saj se ishte mbajtur në spital për kontrolle. I porsalinduri u gjet i veshur si djalë.

    Sipas disa dëshmive, gruaja ka qenë pranë klinikës për orë të tëra. Të dy u ndaluan pranë shtëpisë së tyre, në Castrolibero.

    Kur policët mbërritën për të arrestuar çiftin, shtëpia ishte e dekoruar sikur të kishte lindur një fëmijë. Vajza e vogël ishte e veshur me rroba djemsh.

    Ngjarja është ende në fazë hetimi dhe është ende i paqarte motivi që shtyu çiftin të rrëmbente vogëlushen Sofia në spital.

    Prindërit e vajzës i përkasin një familjeje normale, nëna mësohet se është shtëpiake dhe babai 29-vjeç është punonjës i thjeshtë. Po ashtu, ata janë edhe prindër të një djali 6-vjeç.

    Menjëherë pas rrëmbimit, familjarët dhe miqtë e prindërve kanë postuar një foto të vogëlushes në rrjetet sociale, me ftesën për t’i kontaktuar në rast se mund ta shihnin.

    Në daljet e qytetit u vendosën postblloqe, dhe gjatë kërkimeve policia lokalizoi makinën e rrëmbyesit dhe vogëlushen në bord. Çifti e u arrestua ndërsa foshnja e kthye në familjen e saj, e sigurt./Albeu

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, tha Sekretari amerikan...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Vatikani ka thënë se Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë. Infeksioni respirator i Papës përfshin edhe bronkitin astmatik, i cili...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Pas njoftimit të djeshëm se në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës tek një nxënës është konfirmuar zgjeba,...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shkruar se...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025-tës, kanë sjell emra të ri në politikë e sidomos në listat e kandidatëve për deputetë. PDK...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero,...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti...
    Vip18 Shkurt 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.