×
  • Lajme
  • Lajme

    Isni Kilaj i reagon ashpër Vjosa Osmanit, pasi ia shkarkoi djalin

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Emërimi i Flakron Shalës si Konsull i Përgjithshëm në Pragë, ngjalli reagime të shumta, pasi që ai është djali i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala.

    Derisa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dje gjatë ditës, përmes një postimi të bërë në Facebook, tha që për këtë emërim është njoftuar nga mediat dhe është bërë pa koordinim me të, u.d e Presidentit, Vjosa Osmani mbrëmë mori veprime konkrete.

    Kjo e fundit, shfuqizoi katër dekrete për katër konsuj të përgjithshëm, saktësisht për ata në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

    Në mesin e të shkarkuarve nga Osmani, është edhe Bledi Kilaj, i cili ishte emëruar konsull i përgjithshëm në Lubjanë, edhe ky njëri nga fëmijët e ish-zëvëndësministrit të Diasporës dhe njëherit ish-kryetarit të Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj.

    Ky i fundit në një përgjigje për IndeksOnline, ka komentuar vendimin e fundit të Osmanit, për të cilën thotë se po bën politikë dhe se u.d e presidentit nuk përfaqëson popullin e Kosovës.

    “U.D-ja po banë politikë! Ajo anuloi 4 Dekrete të 4 familjeve patriotike që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës/ shiqo Halim Krasniqi vëllai i Xheva Krasniqit-Lladroci/. Janë edhe intelektual e profesional të gjithë të larguarit. Edhe ashtu djali im nuk ka qenë asnjë ditë në punë sipas atij Dekreti.

    Ai Dekret ka kohë që ka dështuar! UD-ja Presidente nuk na përfaqëson të gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë ai.

    Reagim pas shkarkimit të djalit të tij, pati edhe deputeti i AAK-së, Haxhi Shala. Por, këtë e bëri në mënyrë indirekte.

    Në orët e para mëngjesit të sotëm, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij, ish-konsullit të shkarkuar, ende pa marrë mirë detyrën, Shala, pati një urim për të, por edhe disa fjalë për Vjosa Osmanin.

    “Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosoven! Urime ditëlindja”, ka shkruar deputeti që iu bashkua AAK-së, pas formimit të Qeverisë Hoti./FrontOnline/

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për...
    Lajme24 Prill 2024
    Raporti i “Freedom House” për vitin 2023 ka vlerësuar se në Kosovë liria e përgjithshme e fjalës dhe e shprehjes është disi...
    Lajme24 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti për trajtimin e punëtorëve të arsimit dhe të...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Suedia do të presë këtë vit Eurovisionin me masa të shtuara sigurie për vizitorët, mes protestave të planifikuara kundër pjesëmarrjes së Izraelit....
    Lajme24 Prill 2024
    Para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Beograd, sot u mbajt një panel diskutimi për rëndësinë e rezolutës së propozuar...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën...
    Vip24 Prill 2024
    Ylli i TikTok, Eva Evans, krijuesja e serialit komik në internet “Club Rat”, ka vdekur në moshën 29-vjeçare. Ishte motra e saj,...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëdhënësi i MPB-së nga Maqedonia e Veriut, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve. “Që...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përfaqësuesja e OSBE-së në Maqedoni të Veriut, Gillian Stirk, pas vizitës në dy qendrave të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.