×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Kryeziu: VV presion mbi PZAP

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar në lidhje publikimin e emrave të gjykatësve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për refuzimin e kërkesës së kësaj të fundit për numërimin e votave të ardhura nga diaspora.

    VV-ja gjatë ditës së sotme kishte lëshuar një komunikatë për medie ku ka përmendur emrat e gjykatësve të cilët kanë shpërfillur vendimin e Gjykatës Supreme dhe të drejtën e votuesve nga jashtë.

    Kryeziu përmes një postimi në Facebook ka thënë se VV-ja me publikimin e emrave të gjykatësve është duke ushtruar presion mbi PZAP-në.

    Postimi i Kryeziut i plotë:

    PZAP është institucion i përbërë nga gjykatës, të cilët vendosin çështjet zgjedhore për të cilat ka mosmarrëveshje, e prej të cilëve pritet që të kemi ,,vendime të drejta’’ e jo ,,vendime të favorshme’’.

    Prandaj, nga vendimet e PZAP-së mund të ketë humbës edhe fitues, e për pasojë jo të gjithë mund të jemi të kënaqur. Secili vendim i PZAP-së përmban dhe emrat e panelit gjyqësor, por ekspozimi i emrave të tyre në publik përmes komunikatave partiake, konsiderojë se janë formë e presionit që u bëhet këtyre penalistëve për të bërë punën e vetë në mënyrë të pavarur dhe me integritet.

     

     

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj raportin e DASH-it lidhur me korrupsionin në Kosovë e ka vlerësuar si konfirmim të skandaleve...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet në veri të Kosovës, se sa për të shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill Komitetit të Ministrave që ta pranojë Kosovën si pjesëtare...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi i votimeve në veri për shkarkimin e katër kryetarëve aktualë,...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtari, Luiz Ejlli dhe reperi, Ledri Vula gjatë ditës së sotme kanë publikuar video se bashku. Studio muzikore, i ka bërë bashkë...
    Vip23 Prill 2024
    Pas përfundimit të aventurës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Lidi i është kthyer jetës së përditshme duke qenë...
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas publikimit të këtij raporti për Front Online e ka komentuar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Miftaraj...
    Sport23 Prill 2024
    Ish-gjyqtari Eduardo Iturralde Gonzalez kishte lëshuar një deklaratë bombë, duke pohuar se 90 për qind e zyrtarëve të ndeshjes në Spanjë mbështesin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.