[wp-story]

Lajme

Ismet Beqiri: Nuk bëjmë koalicion me PDK’në, na kanë ngulur thikën pas shpine

Ismet Beqiri: Nuk bëjmë koalicion me PDK’në, na kanë ngulur thikën pas shpine
20:01 | 06 Gusht 2019

I ftuar në emisionin Frontal në T7, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka treguar qëndrim e partisë së tij për koalicionet pas zgjedhjeve.

Beqiri ka thënë se pas zgjedhjeve do të diskutojnë për koalicion me të gjitha partitë, por jo edhe me PDK’në e Kadri Veselit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë e vetme në zgjedhje, e më pas do të diskutojmë me secilin subjekt politik për një koalicion të mundshëm, por kjo nuk vlen për PDK’në, për shkak se ky subjekt politik na e ka ngulur thikën pas shpinës, prandaj nuk do ta bëjmë më të njëjtin gabim.”, ka thënë Beqiri në Frontal, raporton Gazeta Express.

Beqiri, ka thënë se partia e tij do të krijojë një ekip që do të dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme, duke mos pranuar të jap emra se kush do të jetë kandidat për kryeministër.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera