Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Rusia e Serbia po fabrikojnë fakte kundër UÇK-së, duhet të reagojmë të bashkuar

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për rrethanat në të cilat ndodhet shteti pas aktakuzave dhe arrestimeve të Speciales ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në një fjalim të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Ismaili ka thënë se secili sot në Kosovë ndanë krenarinë për personalitetet që sot gjenden në Hagë.

     

    “Rreth dy javë më parë, ndalesa që iu bë ushtarëve të lirisë preku zemrat dhe mori vëmendjen e gjithë shqiptarëve. Nuk mundemi pa reflektu dhe kujtu, që pas Nasimit, Salisë dhe Hysnisë u morën edhe ish-kryetarët e këtij Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi dhe i pari i shtetit, Hashim Thaçi. Ata janë atje për Kosovën, dhe ne ndajmë krenarinë me ta. Dua të flas edhe për bashkëluftëtarët e tyre, jemi krenarë ashtu siç kemi qenë gjithmonë”, tha ai.

    Ismaili shtoi se deputetët duhet të reflektojnë se fati i ushtarëve të UÇK-së, s’është vetëm i tyri individual, por që ka rëndësi shtetërore.

    “Ne si deputetë duhet të reflektojmë që fati i ushtarëve të UÇK-së s’është fati i tyre individual. Në peshore të rëndësisë nuk është vënë emri i përveçëm, aty është vet Kosova. Jam i bindur që në këtë betejë do të dalin krenarë. Kam edhe një dilemë, që a do të jemi ne në gjendje si shtet të marrim përgjegjësinë që kemi për të mbrojtur luftën e UÇK-së. Shqiptarët janë duke ndjerë se në këtë betejë duhet të reagojmë të bashkuar. Rusia dhe Serbia po fabrikojnë fakte dhe po tentojnë ta rishkruajnë historinë. Të gjithë jemi pjesë e sakrificës dhe luftës për këtë vend. Jam i lumtur për platformën Lirinë ka Emër, ky duhet të jetë mësim edhe për ne si politikë”, tha Ismaili.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2023
    Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të...
    Lajme26 Mars 2023
    Suzana Grubjeshiq ka dhënë qëndrimin e saj sa i përket Propozimit Evropian dhe në veçanti mbështetjes së madhe që po i jep...
    Lajme26 Mars 2023
    Ish presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli ka bërë një gabim qesharak në rrjetet sociale, duke uruar fitoren e kombëtares së Kosovës ndaj...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2023
    Të dielën e ardhshme në Prishtinë do të mbahet një marsh, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së që janë në Hagë....
    Lajme26 Mars 2023
    Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës....
    Vip26 Mars 2023
    Familjarët e Kristit kanë reaguar të revoltuar pasi Lorenci pranoi se ai dhe Keisi kanë pasur një romancë jashtë “Big Brother VIP”....
    Tenderët26 Mars 2023
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau gjysmë milion euro për restarurimin e objektit të ish-gjimnazit të Ferizajt, “Ismail Qemali’. Objekti, i...
    Vip26 Mars 2023
    Janë për dy vite që nga ikja nga kjo botë e humoristit të njohur, Rasim Thaçi-Cima. Cima, u mund nga COVID 19-të,...
    Lajme26 Mars 2023
    Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet duke përmendu bashkimi kombëtar, ndërsa tani po e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.