×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili në takimet pranverore të FMN-së e Bankës Botërore në Washington

    FrontOnline
    21 Prill 2025

    Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, anëtarja Joekzekutive e Bordit Arta Hoxha, zëvendësguvernatorja Nesrin Shielu-Shala dhe bashkëpunëtorë të tjerë, po merr pjesë në takimet pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat po mbahen në Washington D.C., SHBA.

    Përfaqësuesit e BQK-së do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të diskutohet për zhvillimet më të fundit financiare dhe ekonomike, si dhe për pritjet në të ardhmen.

    Gjatë takimeve, që do të zgjasin nga 21 deri më 26 prill, Guvernatori Ismaili do të prezantojë zhvillimet kryesore dhe prioritetet në sektorin financiar, rezultatet nga zbatimi i programeve dhe asistencave teknike profesionale, si dhe nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike.

    Gjithashtu, në marxhina të këtyre takimeve, me ftesë të Bankës Botërore, me datë 28-29 prill do të marrë pjesë në forumin ekzekutiv me Guvernatorë nga vende të ndryshme të botës lidhur me menaxhimin e rezervave ndërkombëtare në kuadër të programit RAMP ku BQK është anëtarësuar në fund të vitit 2023.

    Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në SHBA, delegacioni i BQK-së do të zhvillojë takime bilaterale me drejtuesit e FMN-së, BB-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) si dhe me përfaqësues të bankave qendrore dhe institucioneve financiare partnere, për të forcuar bashkëpunimin në fusha të përbashkëta interesi, duke marrë pjesë në mbi 20 aktivitete dhe takime bilaterale e multilaterale.

    “Takimet Pranverore të FMN-së dhe BB-së mbledhin së bashku bankierë qendrorë, ministra të financave dhe zhvillimit, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë, për të diskutuar çështje me rëndësi globale, si perspektivat ekonomike, lufta kundër varfërisë dhe zhvillimi ekonomik”, njofton BQK.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.