×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Islanda mund të përfundoj pa akullnaja

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Vatnajökull, një ndër akullnajat më të mëdha të Evropës po zhduket me ritme alarmante. Megjithë gjendjen kritike, ka shkencëtarë që mendojnë se situata nuk është e pashpresë dhe se mund të ngadalësohet me masat e duhura.

    Vatnajökull është akullnaja më e madhe e Islandës dhe për nga vëllimi është më e madhja edhe në Evropë. Ajo mbulon 8% të Islandës dhe ujërat që rezultojnë nga shkrirja ushqejnë lumenjtë më të fuqishëm të vendit.

    Parku kombëtar i shpallur në këtë akullnajë ka dhjetë vullkane aktive. Në 2019, parku u përfshi në listën e UNESCO-s të Pasurive Botërore. Por shtresa e akullit po zvogëlohet me shpejtësi, thonë shkencëtarët:

    “Shumë shqetësuese. Na ka habitur nga shpejtësia e ritmeve të shkrirjes,” thotë Snaevarr Gudmundsson me Shoqatën e Shtresave Akullnajore.

    Sipas përllogaritjeve, rreth 150 mijë litra ujë shkrihen çdo secondë nga majat akullnajore. Kjo rezulton në afro 13 miliardë litra akull të shkrirë në ditë.

    Shkencëtari Gudmundsson parashikon se brenda pesë vjetësh shtresa e akullit nën këmbët e tij do të jetë zhdukur.

    “Sipërfaqja e akullit po hollohet. Në këtë zonë shtresa e akullit tërhiqet afro 100 metra në vit. Në tre-katër vjet, nuk do të kem më akull, por dhé nën këmbë”.

    E gjithë kjo, thotë ai, është rezultat i ngrohjes globale.

    “Kjo vërtetohet fare thjeshtë me shpjegimin e fenomeneve fizike. Shko në dyqan, blej në akullore dhe po të rrish në të nxehtë e sheh që shkrin”.

    Islanda ka përjetuar rritje të ndjeshme në sektorin e turizmit në 10 vjetët e fundit. Por këtë vit, koronavirusi e goditi rëndë këtë sektor:

    “U detyruam të pushojmë shumë njerëz.Zhdukja e vendeve të punës është pengu më i madh. Por shpresojmë se gjërat do të ndryshojnë dhe do të fillojmë të marrim përsëri njerëz në punë,” thotë një guidë turistike.

    Për sa kohë që vazhdojnë të ekzistojnë akullnajat, do të rezistojë edhe shpresa për rikthimin e turistëve. Por shkencëtarët bëjnë paralajmërime shqetësuese:

    “150-200 vjet më vonë, akullnajat do të jenë zhdukur. Islanda do të jetë pak a shumë e zhveshur nga akulli,” thotë një ekspert i akullnajave.

    Shkrirja paraqet kërcënim për një numër sektorësh të prodhimit. Islanda ka një sektor të diversifikuar energjetik, që mbështetet në prodhim gjeotermik, hidroenergjetik e forma të tjera, të gjitha të varura nga pasuritë ujore të vendit që ushqehen nga akullnajat.

    Komuniteti shkencor dhe autoritetet po bëhen përherë e më të vetëdijshme ndaj këtij rreziku dhe besojnë se nëse veprohet me shpejtësi, shkrirja do të ngadalësohet.

    Ndërkaq, islandezët duket se po përgatiten për një të ardhme të mundshme kur Islanda nuk do të jetë më vendi i akullnajave/VOA.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.