×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte në muzikë live, gjakovari lëndon boshtin kurrizor duke ikur nga policia

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Policia e Kosovës në Gjakovë gjatë patrullimeve, ka dëgjuar muzikë tek një lokal edhe pas orarit të kufizuar.

    Por, me të vërejtur policinë, pronari e mbyll lokalin dhe i largon të pranishmit prej aty.

    Njëri nga mysafirët duke ikur me vrap ka rënë nga një lartësi prej dy metrash, duke pësuar frakturë në dorën e djathtë dhe lënduar boshtin kurrizor.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i rajonit të Gjakovës, Nysret Gujrkaj, për Gazetën Express.

    I lënduari është dërguar në Spital nga ana e policisë.

    “ Me datë 08.02.2021 rreth orës 01:00 të mëngjesit, patrulla policore gjatë patrullimit kishte dëgjuar muzikë në lokalin “Muzikë live të XIKI” në Gjakovë, i cili ishte duke punuar pas orarit të lejuar .Më të vërejtur policinë pronari kishte mbyllur lokalin, kishte fikur dritat dhe kishte detyruar klientët që të përdorin një dalje tjetër alternative e cila ishte e papërshtatshme dhe pa ndriçim. Një nga mysafirët (viktima) pasi ishte detyruar nga pronari që të largohej me vrap nga dalja e lartcekur kishte rënë nga një lartësi mbi 2 m, me këtë rast kishte lënduar boshtin kurrizor dhe kishte pësuar frakturë në dorën e djathë. Ai është vërejtur nga polica të cilët kanë ftuar autoambulancën në vendin e ngjarjes. Viktima është hospitalizuar dhe gjendja e tij është stabile. Edhe përkundër shumë përpjekjeve policia nuk ka mundur të kontaktojë me pronarin e lokalit, pasi që dyert ishin te mbyllura, dhe se ishte larguar fshehurazi nga lokali. Lidhur me këtë rast do të vazhdojnë hetimet në vijim”, ka deklaruar Gjurkaj.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro tenderë njëburimor, raporton Ekonomia Online....
    Lajme28 Mars 2024
    Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.