×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte i njoftuar për vrasjen e zyrtarëve të LDK-së” – Roli i Jakup Krasniqit sipas akuzave të Speciales

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Gjykatësi francez Nicolas Guillou, që e pa Jakup Krasniqin për herë të parë të hënën e 9 nëntorit, beson dhe dyshon se ish-kryeparlamentari i Kosovës ka organizuar dhe koordinuar plane për vrasjen dhe keqtrajtimin e njerëzve gjatë luftës. Kështu e përshkruan gjykatësi Krasniqin në vendimin për konfirmimin e aktakuzës kundër tij dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së.
    Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, përmendet si kontribues në krimet që Gjykata Speciale pretendon se ekziston dyshim i bazuar të jenë kryer nga ai, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

    Në vendimin e gjykatësit Nicolas Guillou për konfirmimin e aktakuzës kundër katër ish-krerëve të UÇK-së, ai shpalos edhe pak material mbështetës për ish-kryeparlamentarin e Kosovës dhe rolin e Krasniqit si pjesë e Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëvendëskomandant.

    Roli i Krasniqit në akuzat për kryerjen e krimeve të pretenduara të asaj që në Hagë e cilësojnë si ndërmarrje e përbashkët kriminale, paraqitet si determinues. Sipas këtij materiali, Krasniqi “ishte drejtpërdrejt i përfshirë në formulimin, aprovimin, shpërndarjen dhe zbatimin e planeve, politikave dhe praktikave”. Ai akuzohet se ka “kontribuar në përpjekjet për të mohuar ose siguruar informacion të pasaktë për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe publikun në lidhje me kryerjen e krimeve”.

    Krasniqi thuhet se ka vizituar personalisht një numër qendrash në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja, e ku pretendohet të jenë kryer krime.

    “Sa i përket pjesëmarrjes ose kontributit të z. Krasniqi në krimet nën pikat 1-10, materiali mbështetës tregon se z. Krasniqi vizitoi personalisht një numër vendesh në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja , përfshirë Likoc / Likovac, Jabllanicë / Jablanica, Malishevë / Malishevo, Kleҫkë / Klečka, zonat operacionale në Shalë, Llap dhe Kukës të Shqipërisë”, thuhet në këtë vendim.

    Jakup Krasniqi akuzohet edhe se mori pjesë në takimet e komandantëve të zonave me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ku pretendohet se ishin lëshuar urdhra për ndalimin e njerëzve.

    “Përveç kontributeve të përmendura më lart, z. Krasniqi mori pjesë në një seri takimesh ndërmjet komandantëve të zonave dhe anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm në të cilin janë lëshuar urdhra që të ndalohen bashkëpunëtorët dhe ambientet e paraburgimit të krijohen për këtë qëllim. Këto udhëzime u zbatuan nga komandantët e zonave”, thuhet në vendim.

    Sipas akuzave të Speciales, Jakup Krasniqi dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së njoftoheshin rregullisht për keqtrajtimin dhe vrasjen e njerëzve, e në veçanti të anëtarëve të LDK-së. Por, sipas vendimit për konfirmimin e aktakuzës, Krasniqi dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm i kishin mohuar këto akuza kur ishin përballur me një person.

    “Sa i përket kontributit të z. Krasniqi në përpjekjet për të mohuar ose dhënë informacion të pasaktë në lidhje me kryerjen e krimeve, materiali mbështetës tregon se z. Krasniqi kërkoi të justifikonte veprimet e UÇK-së të ndërmarra kundër personave të caktuar si [REDAKUTAR]. [REDAKTUAR]. Z. Krasniqi gjithashtu deklaroi se [REDAKTUAR]. Përkundër deklaratave të tilla, kur u ballafaquan me [REDAKTUAR], anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, përfshirë z. Krasniqi, të cilët ishin njoftuar rregullisht për rrëmbimet, vrasjet e serbëve, vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarëve, në veçanti të zyrtarëve të lartë të LDK-së, kishin mohuar prerazi akuzat në lidhje me vrasjen e bashkëpunëtorëve”, thuhet tutje në vendimin e gjykatësit Nicolas Guillou.

    Siç konsideron gjykatësi, Jakup Krasniqi ishte kontakti kryesor për disa nga komandantët e UÇK-së, të cilët thuhet se morën urdhra, udhëzime dhe informacione përmes tij. Ai po ashtu akuzohet se kishte fuqi të emëronte komandantë e të zgjidhte mosmarrëveshje mes tyre, si dhe të lëshonte urdhra për lirimin e të ndaluarve.

    “Sa i përket mbështetjes dhe koordinimit të z. Krasniqi me anëtarët e NPK-së, materiali mbështetës tregon se z. Krasniqi: (i) ishte kontakti kryesor për disa nga komandantët e zonës, të cilët morën urdhra, udhëzime dhe informacione përmes tij; (ii) ishte në kontakt të rregullt me ​​zonat operacionale, përfshirë duke emëruar komandantë, duke marrë raporte për rezultatin e operacioneve, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis komandantëve, dhe lëshimin e urdhrave, përfshirë ato të një natyre disiplinore si dhe për lirimin e të ndaluarve; dhe duke (iii) vizituar shpesh vende të shumta të treguara nën pikat 1-10 për të mbikëqyrur organizimin e njësive, të mbante kontakte dhe të siguronte furnizime, si dhe
    të siguronte informacione të tjera, përfshirë [REDAKUTAR]”, thuhet në vendim.

    Në vendimin me të cilin Guillou e ka konfirmuar aktakuzën kundër Krasniqit dhe të tjerëve, gjithashtu thuhet se ish-zëdhënësi i UÇK-së ishte i përfshirë në përpilimin dhe shpërndarjen e politikave të UÇK-së përmes hartimit dhe lëshimit të komunikatave të Shtabit të Përgjithshëm.

    Jakup Krasniqi u arrestua më 4 nëntor në shtëpinë e tij në lagjen Velania në Prishtinë dhe në po të njëjtën ditë u dërgua në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Avokati i tij tha se po atë ditë ishin njoftuar për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.