×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ISHP: Shumë kërkesa për testime, nuk i përballojmë dot; le të bëhen dhe në privat

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri, ka shprehur shqetësimin drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë se nuk ka mundësi të kryejë testime në masë për koronavirusin.

    Ne një dokument të publikuar nga Gazeta “Shqip”, i firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, shprehet pamundësia dhe mungesa e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë, në funksion të qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë.

    ISHP ka si qëllim të bëjë testime për efekt shëndetësor të popullatës dhe jo për efekt dokumentacioni në shërbim të popullatës. Vetëm në 24 orët e fundit janë realizuar 367 testime gjithsej, nga 267 që u realizuan dje.


    Me sa duket, kapacitetet e ISHP janë mjaft të kufizuara ndaj në dokument i bëhet thirrje emergjente ministrisë së Shëndetësisë, që testimet të kryen në laboratorë jashtë, duke nënkuptuar ata privatë.

    Kufijtë priten të hapen së shpejti dhe shqiptarëve duhet t’u ofrohen testime biologjike, të cilat përtej nevojave epidemiologjike, do të kenë vlerë për edhe për dokumentacion shoqërues, për udhëtimin jashtë shtetit.

    Por në rast se qeverisë do t’i duhet të hapë urgjentisht këtë shërbim drejt sektorit privat, atëherë duhet të sqarohet edhe pjesa e pagesës.

    Kjo pasi, në një investigim të kryer nga BIRN pak kohë më parë, ka rezultuar se legjislacioni shqiptar parashikon se në rast epidemie, diagnoza dhe kura për të sëmurët duhet të ofrohet pa diskriminim dhe falas, si nga institucionet publike, ashtu dhe nga ato private.

    Në prill, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj Spitalit Amerikan pas një kallzimi të bërë nga Policia e Shtetit, për mashtrimet që subjekti po u bënte qytetarëve shqiptarë me testet për COVID-19.

    Burime për “iconstyle.al” konfirmuan asokohe se testet në Spitalin Amerikan nisën të realizoheshin dhe me një çmim abuziv që varionte mes 300-400 euro (lexo këtu).

    Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore reagoi duke bërë të ditur se përveç strukturave shtetërore, asnjë subjekt tjetër privat nuk është i certifikuar për të kryer testimin e COVID-19.

    Vetë drejtori i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu tha se nuk ishte në dijeni që ligji kërkonte që testimet të ishin falas, por nëse do t’ia kërkonte ministria, atëherë do t’i ofronte.

    “Nëse do kërkohej nga Ministria e Shëndetësisë, Spitali Amerikan do i ofronte testet falas”, u shpreh ai.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mediet italiane kanë publikuar pamjet pas aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi natën e 7 dhjetorit në, në Portugero pranë Venecias, ku...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mijëra peshq të ngordhur janë parë në një plazh në Japoninë veriore. Peshku, i përbërë kryesisht nga sardele dhe pak skumbri, u...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Adoleshenti, Ethan Crumbley është dënuar me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, për vrasjen e katër shokëve të klasës dhe plagosjes...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.