×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-zyrtari i Pentagonit: Aktakuza ndaj Thaçit do të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Ish-zyrtari i Pentagonit, që ka qenë përgjegjës për Ballkanin, Michael Carpenter, ka thënë se aktakuza e paraqitur nga Prokuroria Speciale në Hagë, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mund të ndikojë në dialogun e planifikuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Zoti Carpenter aktualisht është drejtor menaxhues i Qendrës Penn Biden për Diplomacinë.

    Lexo Edhe:
    Daniel Serwer: Nuk ka asnjë shans që prokurori i emëruar nga Trump të mos e dijë për Thaçin
    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Carpenter tha se takimi i planifikuar të mbahet më 27 qershor në Uashington, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të duhej të anulohej, megjithatë sipas tij nuk mund të parashikohet se çfarë do të vendosë administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, për këtë gjë.

    Radio Evropa e Lirë: Zyra e Prokurorit të Specializuar, u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte. A do të ketë ndikim ky zhvillim në dialogun e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor mes Kosovës dhe Serbisë?

    Michael Carpenter: Sigurisht. Nuk ka sesi të mos ketë ndikim. Unë pres që samiti të anulohet, por me administratën Trump asgjë nuk është e parashikueshme. Unë nuk mund të them me siguri sesi do të reagojnë, por në këto rrethana, kështu do të duhej të reagonin. Kjo është një aktakuzë shumë serioze. Natyrisht se Thaçi, Veseli dhe të tjerët janë të pafajshëm deri në momentin që shpallen fajtorë për akuzat.

    Por, prokurorët shpallin akuzat vetëm kur kanë dëshmi dhe kur vlerësojnë se mund ta procedojnë çështjen me sukses. Pra, kjo është një aktakuzë shumë serioze dhe pres që do të ketë ndikim në dialog për faktin e thjeshtë se presidenti Thaçi e ka udhëhequr atë për shumë vite.

    Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, është planifikuar që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të takohen gjatë kësaj fundjave në Uashington. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian po planifikon të rifillojë dialogun midis dy vendeve. Ka shumë mendime se ekziston një rivalitet midis SHBA-së dhe BE-së, lidhur me ndërmjetësimin e arritjes së një marrëveshje paqeje midis dy vendeve? Si e shihni gjithë këtë situatë?

    Michael Carpenter: Mendoj se është vërtet fatkeqësi që Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit, Donald Trump, po përpiqen të ndjekin një proces të ndarë nga BE-ja. Zgjidhja e konflikteve dhe promovimi i marrëveshjeve politike në Ballkan gjithmonë ka pasur sukses kur SHBA-ja dhe BE-ja e kanë udhëhequr bashkërisht procesin.

    Është fatkeqësi që administrata e Trumpit ka vendosur, që jo vetëm të shtyjë përpara një proces të vetin, por edhe të përjashtojë BE-në dhe zyrtarët e lartë të saj, përfshirë shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Unë e shoh këtë si një qasje të gabuar të strategjisë së kësaj administrate, sepse në tre vitet e fundit vazhdimisht e ka denigruar Bashkimin Evropian. Për paqen dhe pajtimin në Ballkan duhet të ketë një projekt të përbashkët SHBA-BE.

    Radio Evropa e Lirë: Ku mund ta shpie procesin e dialogut kjo situatë?

    Michael Carpenter: Unë dyshoj se pas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dialogu mund të rifillojë përmes imponimeve të ndryshme. Richard Grenell (i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë) ka vendosur raportet e tij me presidentin Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Ai ka shpresuar që të arrijë një përparim bazuar në mirëkuptimin e tij me këta dy liderë. Mirëpo, tash kur kemi aktakuzë ndaj Thaçit unë pres që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të marrë në udhëheqje dialogun (v.j intervista është realizuar para vendimit të presidentit Thaçi për të anuluar udhëtimin në Uashington). Hoti i ka prioritetet e tij, pasi ka deklaruar se është në favor të integritetit territorial të Kosovës.

    Unë mendoj se kjo qasje e tij është e drejtë. Unë shpresoj se vitin e ardhshëm, do të kemi një administratë të re amerikane dhe në këtë mënyrë SHBA-ja dhe BE-ja do të rivendosin vizionin e përbashkët strategjik për atë se çfarë duan të arrijnë në Ballkanin Perëndimor dhe që, së bashku të udhëheqin me procesin e arritjes së një marrëveshjeje pajtimi.

    Radio Evropa e Lirë: Pse SHBA-ja po synon të ketë rolin kryesor në dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

    Michael Carpenter: Unë vetëm mund të spekuloj, por dyshoj se me emërimin e Richard Grenellit në pozitën e të dërguarit në dialog, është menduar të sigurohet një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë para mbajtjes së zgjedhjeve (v.j presidenciale në SHBA) për të rritur perspektivat zgjedhore të Trumpit. Natyrisht të gjithë ne duam që të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Por, Grenell ka treguar se nuk ka njohuri për rajonin e Ballkanit. Ai kontribuoi në largimin nga pozita të ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Mendoj se taktikat e Grenellit kanë qenë tërësisht të gabuara. Pastaj kemi mungesën e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, pra ai shpresonte për një fitore të shpejt duke mos i pasur parasysh dinamikat në rajon.

    Radio Evropa e Lirë: Mirëpo dialogu ishte ndërprerë për më shumë se një vit dhe me ndërmjetësimin e tij, Kosova dhe Serbia arritën dy marrëveshje: për hekurudhat dhe linjën ajrore. A nuk është ky një sukses?

    Michael Carpenter: Jo. Nuk mendoj se Richard Grenell e ka “hedhur topin” aq shumë përpara. Shpresoj ta ketë bërë, mos më keqkuptoni, ne të gjithë i dëshirojmë sukses në synimet e tij. Unë mendoj se disa prej synimeve të tij, për mua kanë kuptim. Këtu e kam fjalën për përqendrimin në vendosjen e lidhjeve ekonomike dhe të investimeve, të cilat janë një motiv i mirë për të rritur bashkëpunimin midis palëve, të cilat eventualisht do të mund të arrinin një marrëveshje. Nuk e fajësoj për këtë qasje. Por nëse shikoni në marrëveshjet, dokumentet e nënshkruara nga palët nuk janë identike me njëra-tjetrën.

    Ato janë kryesisht pasqyrë e marrëveshjeve të arritura më parë dhe nuk ka asgjë të re. Nëse shikojmë raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të them se në rregull, ai po bën një përparim, por është e vërtetë se status quo-ja nuk ka ndryshuar shumë, me përjashtim të heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Kosovës. Në anën tjetër fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ka vazhduar nga ana e Serbisë. Pra, unë nuk shoh që Grenell ka përparuar aq shumë në drejtim të pajtimin mes palëve. Mendoj se jemi në të njëjten status quo, në të cilën kemi qenë pesë vitet e kaluara.

    Radio Evropa e Lirë: Vitet e fundit ka pasur shumë diskutime për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Së fundmi ambasadori Grenell tha se kjo ide është përkahur nga ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton por jo nga presidenti Trump. A mendoni se megjithatë kjo ide mund të paraqitet në tryezë të diskutimeve?

    Michael Carpenter: Unë nuk besoj në të gjitha çfarë thotë Richard Grenell. Ai më herët ka deklaruar se kurrë nuk e ka diskutuar këtë ide me dy liderët (Thaçi dhe Vuçiq). Tash, ai po përpiqet të hedhë fajin te Bolton. Shiko, mendoj se në teori çdo marrëveshje që arrijnë palët, ajo duhet të gëzojë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

    Kosova, në ‘kurthin’ e dy proceseve për dialog

    Thashë në teori sepse në praktikë nuk mendoj së shkëmbimi i territoreve do të jetë një marrëveshje e qëndrueshme mes dy palëve. Shikojeni shoqërinë kosovare dhe kundërshtimin e gjerë për këtë ide, mendoj se njëjtë ka kundërshtime edhe në shoqërinë serbe. Shkëmbimi territorial, jo vetëm që do të çonte në trazira civile në të dyja vendet, por gjithashtu mund të ndikonte në pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor. Shumë aktorë në rajon kanë ardhur në përfundimin se shkëmbimi territorial nuk është i mundur. Për këtë arsye tash Grenell po distancohet nga kjo ide.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.