×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-prokurori serb: Ish-krerët e UÇK-së do të dënohen, pres të akuzohen edhe për trafikim organesh

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Ish-prokurori i krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviq ka thënë se e mbështet plotësisht mesazhin e ish-prokurorit të EULEX-it, Clint Williamson, i cili tha ABC News në Shqipëri se kurrë nuk është vonë për t’i gjykuar krimet që pretendohet të jenë kryer nga ish-anëtarë të UÇK-së.

    Vukçeviq kujtoi se ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me Williamsonin, ndërsa tha se beson që ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së do të dënohen.

    “Unë mendoj se kjo është deklaratë e saktë dhe pasqyron situatën faktike. Më lejoni t’ju kujtoj, pasi ia dorëzova materialin e plotë që ia bëmë Dick Martyt dhe pas raportit të tij bazuar në këtë, Clint Williamson filloi hetimin e tij. Kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Ne ia dhamë atij logjistikën e plotë, ai dëgjoi më shumë se 40 dëshmitarë me ne në Prokurori dhe pas kësaj u mor një vendim për të krijuar atë gjykatë, kështu që unë mendoj se ka prova të mjaftueshme dhe vendimet do të jenë dënuese, por unë nuk do të paragjykoja rezultatin, prokurori nuk duhet ta bëjë kurrë atë ”, ka thënë Vukçeviq për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

    Lidhur me pretendimet e trafikimit të organeve dhe “shtëpisë së verdhë”, të cilën Williamson tha se pret që Prokuroria e Hagës të paraqesë gjatë gjykimit të Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të arrestuar të UÇK-së, Vukçeviq thotë se pret që edhe trafikimi i organeve të përfshihet në procesin e gjykimit.

    “Gjithçka filloi me zbulimin tonë që ka indikacione dhe madje prova materiale që kishte trafikim organesh. Nga atje, ne filluam të gjithë procesin dhe arritëm në atë që kemi sot. Pra, është normale dhe mund të presim që trafikimi i organeve do të jetë fokusi i gjykatës, por unë nuk do të jepja parashikim për rezultatin përfundimtar” tha Vukçeviq.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri në Gjakovë, ku kishte makina të ndryshme të marketingut dhe printimit. Vlera e dëmit është e...
    Lajme20 Korrik 2025
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me bllokimin e 882 milionë eurove nga Plani...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një rast i dhunës më familje është raportuar në Klinë, ku dyshohet se vellai bashkë me gruan e tij ka rrahur motrën....
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i...
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas...
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.