[wp-story]

Lajme

Ish-prokurori i krimeve të rënda gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Ish-prokurori i krimeve të rënda gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren
11:44 | 05 Dhjetor 2019

Ish-prokurori i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Agron Matjani, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren.

Vdekjen e tij e ka konfimruar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po, rreth orës 09:30 ka ndodhë një vdekje e dyshimtë në Prizren Është raportu prej familjarëve dhe është gjetë në banesën e tij një trup i pajetë”, ka pohuar Osmanollaj.

Vdekjen e tij e ka konstatuar në vendin e ngjarjes emergjenca.

Hetuesia rajonale, forenzika dhe prokurori kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka njoftuar Osmanollaj.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i ish-prokurorit Matjani është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera