Bota/Rajoni

Ish-presidenti i Indisë në respirator pas prekjes me COVID-19

Ish-presidenti i Indisë në respirator pas prekjes me COVID-19
11:02 | 11 Gusht 2020

Ish-presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee, është vendosur në respirator si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruajnë mediumet lokale, duke përmendur burime nga spitali ushtarak në New Delhi ku është shtrirë, raporton agjencia Reuters.

Raportimet për Mukherjeen 84-vjeçar, që ka shërbyer si president nga viti 2012 deri më 2017, kanë ardhur ndërsa Ministria e Shëndetësisë sërish ka raportuar për më tepër se 50 mijë raste të reja me COVID-19. Në Indi janë raportuar mbi 50 mijë raste me COVID-19 për çdo ditë që nga 30 korriku.

Mukherjee, që po ashtu kishte udhëhequr ministritë e Mbrojtjes, Politikës së Jashtme, Financave gjatë karrierës politike disa dekadëshe, ka njoftuar në një postim në Twitter të hënën se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa ka vizituar spitalin për një intervenim tjetër.

“Unë i kërkoj njerëzve që kanë qenë në kontakt me mua javën e kaluar, të vetizolohen dhe të testohen për COVID-19”, ka deklaruar ai.

Me më tepër se 2.2 milionë raste të konfirmuara, India zë vendin e tretë vetëm pas SHBA-së dhe Brazilit.

Epidemiologët thonë se kulmi i koronavirusit në Indi do të arrijë pas disa javëve, dhe ka frikë se sistemi shëndetësorë i brishtë do të lëkundet rëndë.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera