[wp-story]

Bota/Rajoni

Ish-presidenti dënohet me vdekje për tradhti ndaj kombit

Ish-presidenti dënohet me vdekje për tradhti ndaj kombit
17:00 | 17 Dhjetor 2019

Ish-Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, është dënuar me vdekje. Ky vendim është  dhënë nga një gjykatë në Islamabad. Musharraf u dënua për tradhti të lartë, të bërë ndaj kombit të tij.

Akuza ka të bëjë me vendimin e marrë prej tij në vitin 2007, kur pezulloi Kushtetutën me vendosjen e “ligjit të emergjencës”, me qëllim për të zgjatur mandatin e tij, raporton BBC.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë  se gjenerali Pervez Musharraf mori pushtetin në vitin 1999 nëpërmjet një grushti shteti, ndërsa më pas u emërua president i Pakistanit nga viti 2001 deri në 2008-ën. Sipas mediave, aktualisht ish-Presidenti pakistanez ndodhet në Dubai pasi është larguar nga vendi i tij  në vitin 2016 për trajtim mjekësor./Front Online/

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera