×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Tregtisë: Urgjentisht të rikthehet masa mbrojtëse antidamping për bllokat nga Serbia

    FrontOnline
    31 Korrik 2021

    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë urgjentisht duhet të rikthehet nga masa mbrojtëse antidamping për bllokat me dimensione 19x19x25 të importuar nga Serbia.

    Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës ka theksuar se në shfuqizimin e vendimit të importimit të bllokave të argjilës nga shteti serb ka ndikim kryeministri Albin Kurti.

    “Unë po mendoj se është çështje politike nuk ka fare të bëjë me ligjin. Ka fakte sidomos ndaj Serbisë se ata nuk bisedojnë fare me neve dhe nuk përgjigjen, nuk është asnjë arsyetim. Nga sot mund të hapin procedurë ligjore për këtë masë dhe brenda 14 dite mbyllet procesi i hetimit. Duhet urgjentisht të rikthehet masa që ishte me herët”.

    “Albin Kurti e mendon këtë çështje dhe besoj se ka hyrë në obligime nga ndërkombëtarëve, kjo është një presion ndërkombëtarë sepse këtë nuk do ta bënte Lëvizja Vetëvendosje në asnjë formë, nëse mendohet proklamimi i tyre kthehemi mbrapa kur rrëzonin kamionë me blloka. Tash po del ajo që ka thënë Ramush Haradinaj, kjo o është mashtrim i tyre apo është presion ndërkombëtarë”

    Hasani ka thënë se ministria mund të hap dhe ka pasur mundësi të hap hetim për vazhdimin e kësaj mase anti-dumping edhe para se të shfuqziohet.

    “E kemi parë vendimin e ministres Rozeta Hajdari, mendoj se është qesharake ajo që thuhet se vendimi ka përfunduar sepse ka qenë për pesë vjet afati i zgjatjes së vendimit. Nëse qenka e precizuar në ligj se kjo masë duhet të jetë për pesë vite, ministrja ka mundur t’i hap hetimet para se të përfundojë kjo me ligj. E dimë shumë mirë se me shtetet që nuk kem raporte siç është Serbia, apo në komunikim zyrtar sepse për t’i hapur hetimet duhet që shteti me shtet të komunikojnë përmes ministrive përkatëse, kështu që me ato shtete që nuk ka komunikim hetimet mund të mbyllen edhe të merren për bazë realisht ankesat e bizneseve ose të qytetarëve ose të firmave që prodhojnë. Ky vendim rrjedh mirë nëpërmjet ligjit anti-dumping dhe mund të qëndrojë për një kohë të gjatë”, ka thënë Hasani.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.