×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ish-ministri i Shëndetësisë: Nuk e arsyetoj largimin e Arben Vitisë

    FrontOnline
    07 Tetor 2021

    Arben Vitia e la postin e ministrit të Shëndetësisë pak ditë më parë për t`i hyrë garës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

     

    Vendimin e tij nuk po e arsyeton Ferid Agani, që dikur e mbante vetë këtë pozitë.

     

    Ndërrimet politike, sipas asaj që ai tha në një intervistë për “Front Online”, ndikojnë në menaxhmentin shëndetësor.

     

    “Kam qenë shumë kundër kur ishte larguar ministri në detyrë Arben Vitia në vlugun e pandemisë, vitin e kaluar. Ka qenë situatë paradoksale që s`prisja që do të ndodhte prapë. Nuk e arsyetoj këtë zhvillim”, vlerësoi Agani.

     

    Agani beson se edhe vetë Vitia do të përgjigjej kështu.

     

    “Me e pyet edhe Vitinë kishte me thanë se do të ishte kundër kësaj. Por, ai është pjesë e një organizate politike, e cila është në situatë të veçantë të zgjedhjeve lokale, e cila e ka matur si pjesë më të rëndësishme vaksinimin e popullatës që është bërë në kohën e Vitisë, ku këtu është bërë një punë e shkëlqyeshme”, theksoi ai.

     

    Çka ndikoi në shpërthimin e pandemisë në gusht e shtator? Flet doktori Ferid Agani

     

    Neuropsikiatri Ferid Agani ka treguar në një intervistë për “Front Online” se çka ndikoi në rritjen e rasteve me COVID-19 në muajin gusht e shtator në Kosovë.

     

    Ai përmendi tre shkaktarë kryesorë, në mesin e të cilëve edhe vaksinimin e vonshëm.

     

    “Mendoj se ka qenë një bashkëveprim i disa faktorëve, jo të volitshëm në një periudhe të shkurtë kohore. Filluam vonë me vaksinimin e popullatës, e dyta në verë, qershor e korrik, u mashtruam me numra tejet të ulët të rasteve. Në të njëjtën kohë e patëm vlugun e bashkatdhetarëve tonë të cilët nuk patën mundësi ta vizitojnë Kosovën viti e kaluar. Po ashtu edhe dasmat e shtyra për një vit i zunë ato të këtij viti. Patëm tubime të shumta familjare. Kur të gjitha këto kombinohen me variantin Delta, atëherë e kemi një përgjigje të qartë. Hapja e klubeve të natës po ashtu ka qenë e paarsyeshme”, u shpreh ai.

     

    Ai tha se rritja e infektimeve do të mund të evitohej lehtësisht nëse Ministria e Shëndetësisë do të ndërmerrte këto masa.

     

    “Në mënyrë të lehtë është kaluar ky fakt i ardhjes së mërgimtarëve. Është dashtë të verifikohen në pika kufitare ata nëse janë ose jo të vaksinuar. Dasamat të kontrollohen, të kufizohet pjesëmarrja e vetëm atyre individëve që kanë qenë të vaksinuar ose një test që janë negativ”, theksoi ai.

     

    Sipas Aganit situata me pandeminë tash në tetor është stabilizuar.

    Ish-ministri i Shëndetësisë: Ora policore e panevojshme dhe e paarsyeshme

    Doktori Ferid Agani vlerëson se ora policore në vend duhet të hiqet.

     

    Ai tha se mjafton që të mbikëqyren më mirë hapësirat e mbyllura, veçanërisht ato të gastronomisë.

     

    “Ora policore mendoj se është përfundimisht e panevojshme, plotësisht e paarsyeshme”, theksoi ai.

     

    Të kundërtën e thotë kur pyetet për maskën.

     

    “Ndërsa sa i përket bartjes së maskave unë mendoj se është e nevojshme të vazhdohet përdorimi i tyre mbikëqyrja, monitorimi, por veçanërisht në kontekstin e hapësirave të mbyllura. Pra, jo aq shumë në kontekstin e hapësirave të hapura, por në kontekstin e hapësirave të mbyllura”, deklaroi ai.

     

    Neuropsikiatri Agani: Pandemia ndikoi në shëndetin mendor, numri i pacientëve për trajtim po shtohet

    Agani tha se pandemia ka ndikuar shumë në shëndetin mendor të qytetarëve.

    “Ballafaqimi me këtë virus do të ketë pasoja afatgjata dhe po dokumentohet, çdo ditë e më tepër kemi pacientë të cilët kanë forma të ndryshme të çrregullimit mendor si pasojë e stresit kronik tanimë të ballafaqimit me situatën e pandemisë, rreziqe të ndryshme të cilat i tërheq me vete ballafaqimi me virusin e Covidit.

     

    Ai foli edhe për simptomat.

     

    “Shumicën e madhe të rasteve kemi të bëjmë me çrregullime të ankthit, kemi të bëjmë me çrregullime depresive, çrregullime fobike, obsesive, kombinime të ndryshme të këtyre faktorëve, çrregullime konvezive, deri te çrregullimet më serioze siç janë depresioni, e më të thella deri të çrregullimet psikike”, theksoi Agani.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Punonjësit e institucioneve të kulturës protestuan sërish sot para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagave të marsit të mbi...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka ftuar Qeverinë Kurti që ta rrisë vigjilencë në maksimum nga ndonjë sulm i mundshëm. "E,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e produkteve të falsifikuara me markat “Apple” dhe “Nike” për mbrojtës të...
    Lajme19 Prill 2024
    Irani e bëri realitet kërcënimin e tij dhe sulmoi Izraelin megjithëse paralajmërimet ndërkombëtare. Në të njejtën monedhë ia ktheu Izraeli-Iranit të enjten...
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.