×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut: Zgjedhjet duhet të shtyhen, Qeveria me veprime të pamatura

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Data 18 e këtij muaji është caktuar si datë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe.

    Serbët po kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë të vendit, dhe si pasojë nga data 6 maj atje kanë ndodhur disa incidente.

    E tensionet mund të shtohen nëse nuk shtyhen zgjedhjet.

    Kështu tha për Front Online, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Avni Kastrati.

    “Mendoj që për zgjedhjet në veri nuk ka me pasë kushte për me u mbajt zgjedhjet, tjetër është që ne dëshirojmë, por momenti nuk është adekuat për me i mbajt ato zgjedhje sepse komuniteti shumicë që jeton në pjesën veriore dhe në ato tri komunat tjera është i diktum prej Beogradit, dhe sigurisht ka me dhënë sugjerim që mos me dalë në zgjedhje. Dhe s’ka me pasë zgjedhje të mira, në kuptim të asaj që me qenë ndërkombëtarisht të pranume”, i shpreh Kastrati për Front Online.

    Për tensionet në veri të vendit, Kastrati thotë erdhën si pasojë e veprimeve të pamatura të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    “Mendoj se janë bërë veprime të pamatura prej anës tonë, prej Qeverisë së Republikës së Kosovës. Është dashur që para se të fillonte një veprim, me e ditë qysh ka me përfundu. Nëse s’dihet qysh ka me përfundu, atëherë duhet me bë analiza shtesë edhe me gjet varianten më të mirë të mundshme. Kështu që tani jemi në një situatë të pa lakmueshme”, deklaroi Kastrati.

    Përshkallëzimin e situatës atje nuk e përjashton ish-kryetari Kastrati.

    Ai thotë se Beogradi do të ndikojë në komunitetin serb.

    “Unë mendoj se mundet me ardh deri te përshkallëzimi për arsye se diktati nga Beogradi ka mi shty komunitetin serb në veri me qenë agresiv edhe mos me leju me u mbajt zgjedhjet”, tha ai për Front Online.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë datë.

    Më 6 dhjetor, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata./Front Online

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.