×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryeministri Hoti për Front Online: Dialogu degradoi nga marrëveshje finale në targa

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Janë bërë më shumë se dhjetë vjet që kur ka filluar dialogu Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

    Në këtë proces bisedimesh, nuk ka përparim pasi që palët nuk po dakordohen për temat.

    Ajo që ka bllokuar ecjen përpara të dialogut është çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Derisa pala kosovare po zotohet se nuk do të ketë Asociacion një-etnik, pala serbe po “kërcënon” me mosvazhdim të dialogut pa u arritur kjo marrëvshje.

    Për procesin e dialogut ka folur për Front Online, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

    Ai tha se qeveria “Kurti” e ka humbur komplet fokusin për arritje të marrëveshjes finale.

    Ish-kryeministri Hoti thotë se dialogu ka degraduar.

    “Është dëm që dialogu ka degraduar nga dialogu për marrëveshje finale në dialog për targa dhe çështje teknike. Sigurisht se edhe këto janë çështje të rëndësishme, por po humbet fokusi nga arritja e marrëveshjes finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka deklaruar Hoti, për FrontOnline

    Hoti ka thënë se nuk do të pranojnë asnjë lloj marrëveshje si opozitë përveç marrëveshje për njohje.

    “Ne si parti opozitare e kemi qartësuar qëndrimin tonë se çfarë marrëveshje mbështesim. Ne nuk pranojmë asnjë lloj marrëveshje tjetër përveç marrëveshje për njohje”, është shprehur ish-kryeministri Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Ai ka përmendur edhe premtimin që ka dhënë sa i përket kësaj marrëveshje sa ka qenë kryeministër i Kosovës.

    “Sa kemi qenë në Qeveri, ne e kemi bërë të qartë se asgjë nuk dakordohemi pa arritur marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka thënë ai për Front Online.

    Tri ditë më parë në Bruksel janë takuar ekipi negociator i Kosovës i përfaqësuar nga Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, i përfaqësuar nga Petar Petkoviq.

    Që të dy kanë zhvilluar takime ndaras me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011./FrontOnline/

     

     

     

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.