×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ish-kryeinspektori i AKI-së: Rifuqizimi i EULEX-it në veri, largim nga shtrirja e sovranitetit

    Jehona Zhuniqi
    03 Gusht 2023

    Nga nesër do të fillojë zvogëlimi i numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri.

    Kjo pasi që Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje për shtensionim të situatës në atë pjesë.

    Por, nuk është vetëm kjo pjesë e dakordancës.

    Palët janë pajtuar që në veri të vendit të ketë përsëri zgjedhje, shkruan Front Online

    Për këto çështje dhe tema të tjera në një intervistë për Front Online ka folur ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

    Ai thotë se situata në veri të vendit është në një ngërç.

    Sipas tij, në atë pjesë tashmë është rritur faktori ndërkombëtar duke përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in.

    Ramadani thotë se derisa është dashur të bisedohet për mbyllje të misionit të EULEX-it në Kosovë ky i fundit vetëm sa është fuqizuar.

    “Rikthimi i i EULEX-it në mandat edhe në terren duke përfshirë patrullimin në veri të Kosovës, duke përfshirë vendimmarrjen e EULEX-it se çfarë njësish të Policisë së Kosovës duhet të vendosen, ku duhet të vendosen, kur duhet të tërhiqen dhe kur duhet të rikthehen apo të ritërhiqen kjo besoj që është një bartje e serishme e sovranitetit të Kosovës në një mekanizëm ose instrument që është EULEX-i për të cilin të gjithëve na kujtohet se Kosova ka qenë e mbushur me grafite se EULEX-i është “Made in Serbia”, pra është i bazuar në Serbi, është eksperiment, është kundër shtetit të Kosovës, ka thënë Ramadani për Front Online

    Sipas tij, situata tash për tash është edhe më e keqe sesa që ka qenë.

    “Rikthimi i fuqisë së EULEX-it është largim edhe më i keq i sovranitetit të Kosovës dhe tash për tash deklarimet e EULEX-it se po e përmbushin zbrazëtirën që e kanë lënë policët serbë të Kosovës me dorëheqjet e tyre tregon për një situatë shumë më të keqe sesa që ka qenë më parë”, ka shtuar ai.

     

    Ramadani: Rikthimi i tensioneve në veri, i mundshëm

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë ka nisur procedurat për dorëheqjen e kryetarëve në Veri, për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

    Pikërisht mbajtja e tyre, mund të sjellë përsëri tensione.

    Së paku kështu thotë në një intervistë për Front Online, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

    “Unë besoj se para se të mbahen zgjedhjet e reja në veri, kurdo që ato do të mbahen megjithëse në analizën time nuk duket periudhë shumë e afërt rikthimi i tensioneve të sigurisë në veri të Kosovës është jashtëzakonisht i mundshëm edhe i sponsorizuar nga Serbia dhe përmes grupeve politike dhe grupeve kriminale edhe për shkak të synimit që të rritet dhe të rifuqizohet faktori ndërkombëtar në atë pjesë deri në rrezikimin që ajo pjesë e Kosovës të vendoset në një administrim ndërkombëtar”, thotë ai.

     

     

    Burim Ramadani:  Vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur

    Vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur.

    Madje, të jetë më bashkëpunuese me aleatët ndërkombëtar.

    Kështu shprehet ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani për Front Online kur pyetet se a ka kapacitete Kosova që të mbrojë sovranitetin e saj.

    Por, se thotë se ka kapacitete të mjaftueshme .

    “Shteti i Kosovës, institucionet e sigurisë së Kosovës, kanë kapacitet të mjaftueshëm që të vendosin rend e ligj në tërë territorin e Kosovës me pak vështirësi, për të mos thënë me fare vështirësi. Problemet e vendimmarrjes politike nuk janë çështje të sigurisë, pra vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur, duhet të jetë më bashkëpunuese dhe të merr parasysh qëndrime të përbashkëta edhe të aleatëve ndërkombëtar sepse duke iu rikthyer edhe njëherë rezolutës 1244 atëherë vendimmarrja politike e pakonsultuar nënkupton rritje të fuqisë së rezolutës 1244 sikurse ka ndodhur me rritjen e trupave të KFOR-it dhe më keq rritjen e trupave të EULEX-it”, është shprehur Ramadani për Front Online.

     

    A do të ketë së shpejti marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë? Flet Burim Ramadani

    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani në një intervistë për Front Online ka folur edhe për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tij, është pikërisht Serbia ajo që ka pas gjithmonë synim që të mos arrihet paqe mes të dyja vendeve.

    “Unë jam i bindur që Serbia që nga fillimi ka pas gjithmonë synim që të pamundësohet, respektivisht të mos arrihet asnjë marrëveshje paqe, e hiq më hiq me njohje të ndërsjellë me Kosovën. Synimi i saj ka qenë edhe më herët dhe mbetet i tillë që Kosova të fajësohet për çështje të caktuara të cilat po e pengojkan arritjen e marrëveshjes. Fatkeqësisht Kosova në kohën e fundit edhe duke u fajësuar respektivisht duke u përmbushur në një formë taktikat për të cilat qëllimet e Serbisë janë të njohura botërisht”, ka thënë Ramadani.

     

     

    Ramadani: Forca e Sigurisë s’ka mbështetje logjistike dhe financiare aq sa u nevojitet

    Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani në këtë intervistë për Front Online ka folur edhe për tranfsormin e Froces së Sigurisë në ushtri duke thënë se tashmë ky transformim ndodhet në fazën e tretë.

    Deklaron se FSK-ja ka arritur në nivel të lartë përgatitjen e saj që të përmbush kapacitetet e veta operacionale dhe si të tilla ato do të duhej që të pranoheshin nga NATO edhe si kapacitete të plota operacionale.

    Mirëpo, si sfidë më të cilat po ballafaqohen është mbështetja logjistike dhe operacionale.

     “Sfidat me të cilat mund të ballafaqohet Forca e Sigurisë është kryesisht mbështetja logjistike edhe financiare për kapacitet të reja të cilat asnjëherë nuk janë të nevojshme si mbështetje logjistike dhe financiare, sfidë është rikthyer fatkeqësisht çështja e bashkëpunimit edhe bilateral edhe multilateral e cila ka qenë një prej sfidave edhe të mëhershme dhe kryesisht për shkak të katër shteteve që nuk e njohin Kosovën brenda NATO-s. Forca e Sigurisë është në rrugën e duhur, është duke forcuar kapacitetet e veta për ti përmbushur ato në formë profesionale, ndërkaq aspekti politik ka nevojë që të rris bashkëpunimin bilateral dhe multilateral”, ka thënë Ramadani.

     

     

    Burim Ramadani: Lidershipi ka mospërputhje ndërmjet asaj që deklaron dhe dokumenton

    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se udhëheqja e lidershipit karshi proceseve në vend ëhsë ndryshe nga ajo që thuhet.

    Sipas tij ka mospërputhje mes asaj që thuhet e dokumentohet.

    “Unë besoj se ka një mospërputhje mes asaj që deklarohet si qëllim, mospërputhje të asaj që dokumentohet apo miratohet në Qeveri apo parlament si strategji e sigurisë kombëtare me taktikat dhe veprimet të cilat janë në terren. Pra taktikat dhe veprimet të cilat kanë qenë gjatë këtyre muajve sidomos në veri të Kosovës nuk i kanë shërby as strategjisë së sigurisë kombëtare dhe as qëllimeve nacionale të cilat janë të deklaruara në atë strategji.  Pra, unë po besoj se pa e kontestu qëllimin për shtrirje të sovranitetit ose shtirje më të madhe të sovranitetit efekti na ka dal që të jetë rritje e forcës së EULEX-it, pra duke dashtë të merr më shumë sovranitet e ka humbë edhe atë që e ka pasur”, ka shtuar Ramadani.

     

     

     

     

     

     

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Akoma zyrtarisht nuk ka kërkesë nga Suedia që Naim Murseli të gjykohet në shtetin e tyre. Emri i Naim Murselit në javën...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës (PK) ka konfiskuar të mërkurën një motobarkë, e cila dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili dyshohet...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci pasi sipas tij, kjo e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Izraelin të mërkurën kundër “ndjekjes së anëtarëve të Hamasit në Turqi”. Dhe nëse Izraeli provon një gjë...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës (PK) ka konfiskuar të mërkurën një motobarkë, e cila dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili dyshohet...
    Sport06 Dhjetor 2023
    Newcastle mund t’i bllokohet transferimi i David de Geas nga Liga Premier. Magpies duan ta transferojnë ish-portierin e Manchester United pasi numri...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci pasi sipas tij, kjo e...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se draft-statuti për Asociacionin, të cilin e ka pranuar nga ndërmjetësit e...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar katër ushtarë rusë për krime lufte, për veprimet e tyre ndaj një amerikani gjatë pushtimit...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.