×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-kandidati republikan për president të SHBA-së, Herman Cain, vdes nga COVID-19

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Herman Cain, një republikan konservator dhe biznesmen i njohur, i cili kryesoi për pak kohë garën partiake për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, vdiq të enjten nga koronavirusi. Ai ishte 74 vjeç.

    Cain ishte shtruar në spital për një muaj në qytetin Atlanta dhe fillimisht u duk se po përmirësohej, por shëndeti i tij u keqësua gjatë ditëve të fundit. Zoti Cain mori pjesë në tubimin politik të Presidentit Trump në Tulsa të Oklahomës me 20 qershor, ku pati raste të shumta infeksioni. Por zoti Cain, i cili u pa se nuk kishte vënë maskë gjatë tubimit, tha se ai kishte bërë udhëtime të shumta rreth së njëjtës kohë. Nuk dihet se ku u infektua nga virusi që deri tani ka shkaktuar më shumë se 150 mijë të vdekur në Shtetet e Bashkuara.

    Cain ishte drejtues i grupit afrikano-amerikan që mbështet Presidentin Trump “Black Voices for Trump”. Vitin e kaluar, presidenti e emëroi Cain si anëtar të Bordit të Rezervës Federale (Banka Qendrore), por ai u tërhoq pas shtimit të kundërshtimeve ndaj tij.

    “Po sulmohem sepse kandidova si republikan për president dhe për Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe sepse jam një zë i fuqishëm i konservatorizmit, një zë i fuqishëm për kushtetutën dhe ligjet”, pati thënë Cain.

    Gjatë karrierës së tij, Cain shërbeu në disa poste të larta korporatash. Ndër më të rëndësishmet, ai sherbeu si shef ekzekutiv i korporatës “Godfather’s Pizza”, një rrjet kombëtar restorantesh që u transformua në sukses pasi gjendej në prag të falimentimit.

    Në vitin 2011, ndërsa bënte fushatë për të fituar emërimin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ai bëri thirrje për një reformë të gjerë të sistemit të taksave.

    Për pak kohë, ai u rendit para kandidatit eventual republikan Mitt Romney, sipas anketave politike një vit para zgjedhjeve. Ai u tërhoq nga gara në dhjetor të vitit 2011 pasi dy gra e akuzuan atë për ngacmim seksual gjatë kohës që ai drejtonte Shoqatën Kombëtare të Restoranteve nga viti 1996 deri në vitin 1999. Ai hodhi poshtë akuzat ndërsa bashkëshortja e tij Gloria e mbështeti atë duke thënë se, “Ai i respekton tërësisht gratë”.

    Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany u shpreh se, “Herman Cain mishëronte ëndrrën amerikane dhe përfaqësonte më të mirën e shpirtit amerikan”.

    Ajo po ashtu shtoi, “Zemrat tona pikëllohen për të dashurit e tij, dhe do të jenë pjesë e lutjeve tona gjatë kësaj kohe. Ne kurrë nuk do ta harrojmë kujtimin e tij si mishërim i fisnikërisë, atdhetarisë dhe besimit”/VOA.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Ministrit të ekstremit të djathtë izraelit i është tërhequr vërejtja pasi e quajti sulmin ndaj Iranit ‘të çalë’. Ministri i sigurisë kombëtare...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. "Secili...
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.