×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish i burgosuri në Serbi rrëfen tmerrin që përjetoi: Na i lidhnin duart me litarë

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Mijëra shqiptarë u morën dhunshëm dhe u mbajtën po aq dhunshëm në burgjet e Serbisë, edhe dy vjet pas përfundimit të luftës.

    Të rrahur, të torturuar, të mbajtur pa ushqim dhe pa gjumë, ata megjithatë, e konsideronin veten me fat që dolën gjallë nga kasaphana serbe, dhe mund të bashkoheshin me familjet e tyre.

    Shumica e burrave u rrëmbyen nga kolonat e refugjatëve, të tjerë u arrestuan kudo nëpër Kosovë. Ironia ishte se Beogradi I akuzonte ata për terrorizëm.

    Skënder Jusufi, ish-i burgosur në burgun e Pozharevcit në Serbi tregon për ABC vuajtjet që ka përjetuar teksa ndodhet në burgun e Lipjanit dhe momentin e transferimit në një burg tjetër.

    “Na akuzonin për terrorizëm. Shqiptarët kanë qenë terroristë për ta edhe sikur t’i kishin duart në xhepa. Por faktikisht ne kemi pasur vuajtje dhe të vrarë, të gjitha. Kam qenë në Lipjan. Kam qenë në pavijon numër 6. Ishin dy dhoma, 13 metra me 10.

    Kemi qenë shumë veta. Kur na kanë marrë nga Lipjani na i kanë lidhur duart me litar të hollë që futeni thellë në mish dhe na ënjteshin duart. Në burg kur kemi hyrë gardianët janë radhitur në dy rreshta dhe ne kalonin në dy rreshtat. Ata na godisnin me aq sa kishin fuqinë”, thotë ai.

    Sipas Human Rights Watch, qeveria jugosllave e kohës kishte pranuar se rreth 1900 shqiptarë nga Kosova po mbaheshin në burgjet e Serbisë, edhe pse disa prej tyre nuk figuronin askund në listat qeveritare. Në mars të vitit 2002, Beogradi vendosi të lejojë të gjithë shqiptarët nga Kosova të cilët ishin ende në burgjet serbe, të transferoheshin në Kosovë.

    “Nuk mundem as vetë me e përshkru. Është si ta dhurojnë për të dytën herë jetën. Kur kemi parë familjarët ka qenë një ndjenjë shumë e mirë”

    Por tmerret në burgje, edhe brenda Kosovës, nuk ishin më pak barbare. Masakra në burgun e Dubravës në maj 1999 u mori jetën dhjetëra të burgosurve shqiptarë dhe 200 të tjerë u plagosën. Rreth 1,000 të burgosur u sollën nga burgjet e Serbisë në Dubravë në pranverën e vitit 1999, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-së.

    “Pas luftës e kam paditur shtetin e Serbisë. E kam fituar seancës në gjykatën serbe, Në seancë më është dukur se e munda shtetin e Serbisë sepse e fitova të drejtën time. Më është dukur sikur gjithë shtetin serb e pushtova unë vetëm”, tregon ai.

     

     

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.