×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Trepcës që u shkarkua nga Bordi i Kurtit e fiton rastin edhe në shkallën e dytë

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Komisioni i Organit të shkallës së dytë në Inspektoratin e Punës ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë për kthimin në punë të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Basri Ibrahimi, i cili ishte shkarkuar nga Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës të Drejtorëve të Trepçës, të emëruar nga ish-kryeministri Albin Kurti

    Bordi i Përkohshëm i Trepçës që ishte emëruar në fillim të marsit, në prill kishte shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimin.

    Ai ishte ankuar në Inspektoratin e punës, me ç’rast ankesa i ishte aprovuar dhe dy muaj pas shkarkimit, ai u kthye në detyrë. Pas marrjes së vendimit të shkallës së parë, edhe shkalla e dytë i ka dhënë të drejtë Ibrahimit.

    Inspektorati i Punës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Bordit të Përkohshëm Mbikëqyrës të Drejtorëve të Trepçës.

    Në këtë mënyrë, është vërtetuar vendimi i Organit të shkallës së parë të Inspektoratit të Punës për kthimin në punë të Ibrahimit.

    Në dokumentet e siguruara nga Express, thuhet se Komisioni i Organit të shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës ka gjetur se ankesa e Ibrahimit në shkallën e parë është e bazuar.

    “Inspektorati i Punës, pas shqyrtimit të ankesës dhe dokumentacionit të dorëzuar nga palët, në procedurë, konstaton se: Bordi i Përkohshëm i Mbikëqyrjes së Drejtorëve të “Trepça” Sh.a me datë 15.04.2020, Nr.1546, me rastin e marrjes së vendimit, ka vepruar në kundërshtim me nenin 47 të Ligjit Nr.05/L-031 të procedurës së përgjithshme Administrative…”

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjatë paraqitjes së parë Bashkim Smakaj i cili po akuzohet për tentim të personit zyrtar dhe mosbindje ndaj gjykatës, ai kërkoi që...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë gjatë paraqitjes së parë të Thaçit për akuzat për pengim të drejtësisë, ndaj...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për gjendjen “e rënduar” nëpër ndërmarrjet publike....
    Të tjera
    Sport08 Dhjetor 2024
    LA Galaxy fituan titullin e gjashtë të MLS Cup, duke zgjatur rekordin e tyre, pasi mposhtën New York Red Bulls përpara një...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka shprehur dyshime të forta mbi mundësinë që ky draft-statuti i Asociacionit të Komunave Serbe të...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden po i ndjek zhvillimet që po ndodhin në Siri. Kjo është bërë e ditur nga...
    Kronika08 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar në Rrugën “Tirana” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë,...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se 34 vjet më parë, studentët progresistë shqiptarë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë. Ai...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.