×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Antikorrupsionit: Të ndryshohet baza ligjore, kryeprokurori të raportojë në Kuvend

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Ish-drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Hasan Preteni ka thënë për Front Online se raporti i DASH-it është bazuar në fakte, pasi që sipas tij ende ndaj asnjë zyrtari të nivelit të lartë nuk është shpallur asnjë aktgjykim kur bëhet fjalë për korrupsion.

    “Me gjithë këtë korrupsion dhe me këtë krim të organizuar në Kosovë ende askush nuk është gjykuar për korrupsion, askush nuk është gjykuar për krim të organizuar dhe nuk e kemi asnjë aktgjykim përfundimtar për ndonjë zyrtar, po flas për nivelin e lartë që është dënuar për korrupsion, mos të flasim për konfiskim të pasurisë, kështu që hallka e fundit po dështon dhe të gjithë në qoftë se edhe legjislativi, ekzekutivi kanë lëviz diçka me vullnetin e tyre politik në luftimin e korrupsionit, gjyqësori është ende në fillim të punës dhe pa asnjë rezultat”, ka thënë Preteni.

    Preteni thotë se duhet të ketë vullnet politik jo vetëm nga pushteti , por edhe nga opozita kur bëhet fjalë për masat që duhet të merren sa i përket gjyqësorit.

    “Qeveria filloi mekanizma në lidhje me vettingun dhe pastrimin e gjyqësorit, mirëpo është e pajustifikueshme që menjëherë partitë opozitare e quan këtë iniciativë në Kushtetuese por duhet të ketë vullnet të fuqishëm jo vetëm të partive politike që janë në pushtet por të gjithëve dhe një konsensus politik që të merren masa për pastrimin e gjyqësorit sepse me të vërtetë ata janë duke e keqpërdorur në kuptimin formal pavarësinë. Pavarësi nuk është të veproni ju çka të doni, si të doni , por pavarësia nënkupton të jenë të pavarur nga ndikimi nga jashtë”, është shprehur ai.

    Duke, parë që në këtë aspekt nuk po ka progres, Preteni kërkon që të ndryshohet baza ligjore.

    Dhe, këtë e thotë për një arsye.

    “Që 23 vite kryeprokurori nuk ka qenë kurrë për të raportuar në Kuvend. Duhet të krijohet baza ligjore që nga Kuvendi të zgjidhet kryeprokurori i cili më pastaj do të vinte të raportonte të Kuvend, kështu që e kanë shpallë “autonominë brenda shtetit”, bëjnë çka të dojnë, derisa nga shteti kërkojnë vetëm paga, e të cilat i kanë të majme, buxhet kanë të mjaftueshëm, por rezultatet s’janë askund”, ka shtuar Preteni.

    Shuplaka nga DASH-i/ Ka korrupsion, por mungon vullneti politik për ta luftuar

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ramiz Qeriqi në...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhja Demokratike  e Kosovës e ka konsideruar shqetësues raporton e Freedom House, në të cilin përmend korrupsionin qeveritar, që sipas tyre vazhdon...
    Lajme24 Prill 2024
    Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka liruar nga detyra e Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit. Kjo...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Këto janë të dhëna nga 3416 qendra votimi të përpunuara nga gjithsej 3508 në komunat e të gjithë vendit. Sipas të dhënave...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se investimet në QKUK po bëhen për shkaqe elektorale. Ai vlerëson se...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nga shtabi komunal i koalicionit VLEN kanë bërë të ditur se ka pasur tentime për blerje votash në Kumanovë. Kjo ka ndodhur...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar raportin për Kosovën sa i përket vitit 2023, duke e konsideruar Kosovën si vend pjesërisht të...
    Lajme24 Prill 2024
    Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim...
    Lajme24 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pas “dhuratës” që kryeministri Albin Kurti bëri me vendimin për regjistrimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.