×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-diplomati serb: BE-ja duhet ta ulë Albin Kurtin në tokë

    FrontOnline
    27 Prill 2021

    Ish-diplomati serb, Zoran Millivojeviq thotë se vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel tregon se Bashkimi Evropian dëshiron që Ballkani Perëndimor “të bashkohet me BE-në në një mënyrë apo në një tjetër”. Ai thotë se BE-ja duhet ta zhbllokojë dialogun në mënyrën e duhur, të bëjë presion mbi Kosovën dhe “ta sjellë Albin Kurtin në tokë”, në mënyrë që të krijojë kushte për një dialog të kompromentuar.

    Millivojeviqc tha se përshtypja e parë pas vizitës së presidentit serb në Bruksel ishte se zhbllokimi i procesit të integrimit evropian të Serbisë.

    “Ne kemi një pushim prej një viti në mënyrë që asgjë të mos ndodhë dhe kjo vizitë tregoi përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe interesin në këtë rajon që procesi të fillojë”, deklaroi Millivojeviq.

    Sipas tij, vizita në Bruksel tregoi se pozicioni i Serbisë është shumë i rëndësishëm për këtë proces.

    “Një gjë tjetër që është gjithashtu e rëndësishme është interesi për zhbllokimin e dialogut, duke pasur parasysh që formimi i institucioneve të reja në Prishtinë ka përfunduar. Dhe gjëja e tretë që unë do ta vendosja në radhë të parë është lëvizja e parë në lidhje me hekurudhën dhe Korridorin 10, i cili duhet të jetë plotësisht operacional”, tha Millivojeviq.

    Ai shtoi se pjesëmarrja e BE-së në një projekt specifik është një investim i drejtpërdrejtë. Millivojeviq tha se kjo tregon se BE-ja dëshiron që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE në një mënyrë apo në një tjetër.

    “BE ka demonstruar interes në rajon në një mënyrë më konkrete sesa ka treguar deri më tani dhe ka përcaktuar qartë se Serbia ka një rol kryesor për të luajtur. Serbia është e interesuar në dialog dhe ka demonstruar vullnetin e saj në rrugën evropiane”, tha ish-diplomati.

    Ai thekson se BE-ja do të duhet të veprojë në lidhje me Kosovën për të krijuar kushte për një dialog cilësor.

    “Çështja e dialogut është e hapur për sa na përket neve. Prishtina ende këmbëngul në qëndrime maksimaliste. Kjo nuk është përgjegjësi e palës serbe”, tha Millivojeviq, duke shtuar se BE-ja duhet ta zhbllokojë dialogun në mënyrën e duhur dhe të bëjë presion mbi Kosovën dhe ta ulë Kurtin në tryezë, raporton RTS.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxitur emigrantët që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre. Në podcastin e tij...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Dy gjykatës të njohur të Gjykatës Supreme të Iranit janë vrarë në një sulm në selinë e kësaj gjykate, thanë zyrtarët. Viktimat...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Një ditë pas inaugurimit të tij, Donald Trump thuhet se po përgatitet të nisë një operacion në shkallë të gjerë kundër emigrantëve...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Deçan të premten bëri një propozim para simpatizantëve e...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese të vogla në Klinë. Nga bizneset e lagjes e deri te...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka theksuar angazhimin e tij për zhvillimin e Shalës së Bajgorës dhe tërë rajonin e...
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Vip18 Janar 2025
    Milaimi duket se po i shkon mirë muhabeti me Xhenetën, brenda shtëpisë më të famshme në vend. Madje ai i bëri edhe...
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.