[wp-story]

Lajme

Ish-deputetja e PSD-së: Hilja e mospajtimit mes LDK’së e VV’së nuk është presidenti

Ish-deputetja e PSD-së: Hilja e mospajtimit mes LDK’së e VV’së nuk është presidenti
11:54 | 17 Dhjetor 2019

Ish-deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka deklaruar se mos pajtimi i VV-së dhe LDK’së për koalicion, nuk qëndron te pozita e presidentit, por diku tjetër.

Pantina ka shkruar në Facebook, se brenda dy partive ka njerëz që e dijnë mirë se nuk mund të bien dakord për kandidatin për presidentin, të paktën jo pa pëlqëimin e njërës nga partitë opozitare.

“Të paktën jo pa pëlqimin e njërës nga partitë opozitare. Koalicioni që po pritet të ndërtohet edhe nëse i bashkohet Lista Srpska do i ketë 77 deputetë ( LV 29 + LDK 28+ pakicat jo serbe 10 + Lista Srpska 10) e dihet se për të zgjedhur Presidentin duhet të marrin pjesë në votim të paktën 80 deputetë. Pra zgjedhja e Presidentit të ardhshëm varet edhe nga partitë opozitare, e pjesëmarrja e ndonjërës prej tyre në votim natyrisht se nënkupton rikonfigurim të qeverisë ose shkuarje në zgjedhje. Atëherë pse e gjithë kjo zhurmë për pozitën e Presidentit tash?
Por si duket hilja është diku tjetër”, thotë ajo.

Pantina shton se dy partitë që janë duke negociuar për koalicionin, nuk janë të gatshme që të marrin përgjegjësitë që i presin në vazhdimin e dialogut dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë.

“ Dy partitë që po negociojnë për lidhje të koalicionit, nuk janë të gatshme për të marrë përgjegjësinë që i pret për vazhdimin e dialogut dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë. Arritja/ nënshkrimi i marrëveshjes edhe mund të shtyhet, ashtu siç ndodhi me ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi, por se ajo do arrihet dhe do nënshkruhet këtë e dimë të gjithë. Vonesa e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit na kushtoj me vonesa të paktën për 4 vjet të liberalizimit të vizave, shtyrja e marrëveshjes me Serbinë nuk e dimë se çfarë çmimi do ketë”, ka thënë ajo./Front Online/

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera