Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i PSD’së: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbje Ekonomike është shumë e vogël për vendin.

    Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu tha se edhe një autodidakt në ekonomi mund të ju mbajë leksione se me 1 milionë euro në ditë nuk mundet të bëjnë rimëkëmbje ekonomike.

    “365 milion euro, pakoja për rimëkëmbje ekonomike për krejt vendin. Një autodidakt në ekonomi mundet leksione me i mbajt këtyre doktorave të ekonomisë që me 1 milionë euro në ditë as nuk ia nis me ri, e lere më me ba rimëkëmbje në këtë ekonomi. Go home, you are drunk”, ka shkruar Sejdiu.

    E, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Qeveria  e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

    Bajrami tha se ky program përfshinë masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

    “Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme (dt. 13.08.2020), aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro. Ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare”, shkruan Bajrami.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme05 Qershor 2023
    Në ditën e njëmbëdhjetë të protestës, protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe...
    Lajme05 Qershor 2023
    Nga viti shkollor 2008/09 deri në vitin e kaluar 2021/22, Kosova ka rreth 130 mijë nxënës më pak, që paraqet rënie prej...
    Lajme05 Qershor 2023
    Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka kërkuar përmisimin rrënjësor të testit të Arritshmërisë ose në të kundërt, pezullimin e tij. Kryetari i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Qershor 2023
    Një tjetër krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.10, Korçë, ku burri ka goditur...
    Lajme04 Qershor 2023
    Ka kohë të gjatë që merret me bujqësi. Jonuz Zeqiri nga fshati Hallaq i Madh i komunës së Lipjanit, përpiqet që vit...
    Vip04 Qershor 2023
    Detaje të vogla janë zbuluar nga dasma magjike e Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë...
    Sport04 Qershor 2023
    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është shpallur kampion me Galatasarayin në Turqi. E sot, ylli kosovar kur u ngjit në fushë, pas...
    Lajme04 Qershor 2023
    Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është bërë sërish nënë e një djali. Këtë e ka bërë të ditur Bekim Jashari përmes...
    Vip04 Qershor 2023
    Reperja Tayna, ditën e sotme ka performuar në Gjermani ku është shfaqur me plotë stil. Por, në një moment gjatë performancës asaj...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.