×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-bashkëluftëtarët e Gucatit e quajnë kidnapim, arrestimin e tij

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është arrestuar të premten, në zyrat e kësaj organizate, nga pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX).

    Ish-bashkëluftëtarët e tij e kanë quajtur “kidnapim” arrestimin e tij.

    Kryetari i Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Emin Lati, ka thënë në Edicionin Special në Klan Kosova, se kësaj gjykate sipas tij, tashmë i ka dalë mandati.

    “Ky është kidnapim, pasi kësaj gjykate i ka dalë mandati. Kam kontaktuar sot me Gucatin; ka mbërri në Hagë, mirë është. Pritja aty ka qenë shumë e mirë”.

    “Bastisja e sotme, ka ndodhur për shkak të dosjeve, që vetë ata i kanë sjellë në organizatë, sepse ne nuk punojmë në EULEX dhe as në Dhoma të Specializuara; kjo është politike”.

    Lati ka thënë që publikimi i dosjeve nga OVL e UÇK-së, ka qenë arsyeja e arrestimit të krerëve të kësaj organizate.

    Ndërsa ish-bashkëluftëtari, Avdullah Gashi, ka thënë që beson në pafajësinë e Gucatit dhe sipas tij, mënyra se si ai është arrestuar, ka qenë jo njerëzore.

    “Gucati ka qenë luftëtar i devotshëm dhe ka dhënë këmbën e tij për këtë vend. Mënyra e arrestimit të tij është jo njerëzore. Është kidnapuar. Pse u kidnapua se dikush ka dërguar dosje atje? Është për të ardhur keq që asnjë politikan apo deputet nuk doli në përkrahje të veteraneve. Lufta ka qenë e pastër, nuk kemi shkuar ne të bëjmë krime në Serbi. Gucati është i pastër si loti”.

    Ish- bashkëluftëtari tjetër i Gucatit, Ramiz Shala, ka thënë që “ngarkesa që ua kanë krijuar veteranëve është e pajustifikueshme, një spektakël me akrobatë të pastërvitur”.

    “Nuk i duhet një përdhosje e tillë institucioneve vendore. Gucati e ka kryer punën e tij në krye të veteranëve. Ka qenë në vendin e tij të punës. Materia thuhet të jetë pompoziteti media”.

    “Dosjet që qarkullojnë nëpër media, në Serbi, janë filtruar nga katër prokurori: Jugosllavi/Serbi, UNMIK, EULEX dhe tash nga Dhomat e Specialzuara”, u shpreh ai.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.