×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-anëtari i Bordit të Trustit e demanton Kusari-Lilën: Mandati ynë ka përfunduar më 28 shkurt

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Driton Qehaja, ish-anëtari i Bordit të Fondit Pensional të Kosovës, ka thënë se mandati i tij dhe i kolegëve ka përfunduar më 28 shkurt.

    “Ka përfundu mandati. Ne kemi pas deri më 30 nëntor me Ligj është shty deri më 28 shkurt. Më 28 shkurt e kemi përfundu dhe i kemi dorëzu krejt çka kemi. S’kemi qasje as në e-mail, as kurgja. Rrjedhimisht ka përfundu çdo aktivitet i anëtarëve të Bordit në Trust”, ka thënë Qehaja.

    Por, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duket se nuk e ka pasur informatën kur ka përfunduar mandati i Bordit të Trustit, kur ka folur dje për këtë çështje.

    Ajo ka thënë se Ligji për Kursimet Pensionale e parasheh që në rastet kur nuk zgjidhet bordi i ri, bordi ekzistues ka mandat për 90 ditë.

    “Edhe deklarata se mungesa apo skadimi i afatit të Bordit për të cilin ekziston edhe një 90 ditësh siç është i paraparë me Ligjin e Kursimeve Pensionale po shkakton humbje nuk qëndron, ndërsa tek mandati i Bordit – pas skadimit të mandatit janë edhe 90 ditë tjera që anëtarët e njëjtë të Bordit mund të ushtrojnë detyrën e tyre deri në zgjedhje e anëtarëve të rinj të Bordit”, ka thënë Kusari-Lila.

    Por, edhe ky mandat plus ka përfunduar. Këtë e ka konfirmuar Qehaja, i cili ka thënë se ai dhe ish-anëtarët e tjerë nuk e kanë më asnjë funksion në Bordin e Trustit, duke demantuar kështu Kusari-Lilën.

    Mungesa e Bordit në FKPK-ës ka rrezikuar mjetet e këtij institucioni.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi ky institucion ka thënë se “nuk mund të themi që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë pa organin kryesor [v.j. Bordin] vendimmarrës sipas legjislacionit në fuqi”.

    Jeton Demi, zëdhënësi i Trustit, ka thënë se janë duke i ndjekur diskutimet publike për gjendjen e investimeve, dhe ka zbuluar humbjet që ky institucion i ka pasur këto ditë, duke sqaruar se mjetet nën menaxhim trajtohen në dy portofole investuese: 1. Portofolin Standard (ku përfshihen të gjithë kontribuuesit deri në moshën 63 vjeçare); 2. Portofolin Konservativ (ku përfshihen të gjithë kontribuuesit e moshës 63 vjeçare e më shumë).

    “Mjetet e kontribuuesve të Portofolit Standard kanë në përbërje investimet që kanë kthim potencial dhe risk më të lartë, andaj edhe kanë luhatshmëri më të lartë. Për shkak të situatës së krijuar në tregjet financiare prej 10 marsit e deri më 17 mars 2023, ku disa banka të rëndësishme për ekonominë globale shfaqen vështirësi financiare duke afektuar tregjet globale, investimet e FKPK-së të Portofolit Standard po ashtu janë përballuar me luhatje të forta. Kjo bëri që i gjithë kthimi pozitiv nga investimet në muajt janar e shkurt 2023 të zhvlerësohet dhe për periudhën 1 janar 2023 e deri më 20 mars 2023 (për datën e fundit që i kemi të dhënat në dispozicion) Portofoli Standard e ka një rënie prej -1.5% ose një kthim bruto prej rreth -36 milionë euro”, thotë Demi.

    “Ndërsa për të njëjtën periudhë, Portofoli Konservativ ka një kthim pozitiv prej rreth +0.7% ose rreth 800 mijë euro, kjo meqë investimet e këtij portofoli janë në instrumente me kthim potencial dhe risk ndjeshëm më të ulët. Ky është edhe portofol nga i cili pensionohen kontribuuesit e moshës 63 vjeçare e lartë, te cilët nuk prekën nga luhatjet në tregjet financiare dhe edhe në këto kushte kanë kthim pozitiv për vitin 2023. Kjo është edhe kategoria më e ndjeshme në këso situata, dhe kjo zgjidhje ka dhënë efekt shumë të kënaqshëm”, ka sqaruar ai.

    Ndryshe, konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj ishte shpallur para tre muajve më 02.12.2022, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

    Trusti thotë se institucioni është në gjendje të vështirë, tregon për humbjet milionëshe që ka pasur këto ditë

    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur edhe si Trusti, mbledh mjetet e kontribut-paguesve kosovarë.

    Shuma e tij arrin në gati 2.3 miliardë euro, por, aktualisht, është më e vogël.

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia në vlerë ka ndodhur gjatë muajve të fundit, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe inflacionin dyshifror. Të gjitha këto kanë shkaktuar çrregullime në tregjet ndërkombëtare.

    Me ligjet në Kosovë, 70 për qind e mjeteve të Trustit janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në periudha afatgjate, me qëllim që t’u rritet vlera, ndërsa 30 për qind investohen në letrat me vlerë në Kosovë.

    Të gjithë të punësuarit në Kosovë janë të obliguar të paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.

    Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kushtet për pensionim, përkatësisht arritjen e moshës 65-vjeçare.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Një grup nga Kori i Filarmonisë së Kosovës kanë performuar “Unë biri yt Kosovë” në Aeroportin e Romës. Videon e ka publikuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.