×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ish-ambasadori në Amerikë: Kosova të mos ngutet me Asociacionin, pa njohje nga Serbia

    FrontOnline
    27 Tetor 2021

    Kristofer Hill, Gabriel Escobar, Jeffrey Hovenier, James O`Brien dhe Michael Murphy.

    Është kjo pesëshja e re diplomatike amerikane e cila do të angazhohet për zgjidhjen e krejt punëve të papërfunduara deri tani në Ballkanin Perëndimor.

    Këtu hyn edhe dialogu mes Kosovës e Serbisë, që tash e 10 vjet s`ka marrë epilog.

    Presioni që kjo të ndodh, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Amerikë, Avni Spahiu do të jetë i lartë me ardhjen e diplomatëve të ri, të cilët u përzgjodhën me “aminin” e presidentit amerikan, Joe Biden.

    “Administrata e Biden do të merret më me seriozitet me çështjen e Kosovës, raportet me Serbisë dhe Kosovës, dëshiron të sigurojë një zgjidhje që nënkupton njohje reciproke mes të dyja vendeve”, u shpreh Spahiu për “Front Online”.

    Ish-kryediplomati kosovar në Uashington kur foli për presionet, tha se Kosova nuk duhet të ngutet me themelimin e Asociacionit, pa e kuptuar se çfarë do të japë Serbia në këmbim.

    “Ne nuk kemi parë se çfarë ka qenë kompromisi i Serbisë lidhur me këtë kur ka kërkuar Asociacionin. Çfarë ka ofruar Serbia. Serbia në asnjë variant nuk ka paralajmëruar njohje të mundshme. Andaj pse Kosova ta bëjë këtë”, theksoi Spahiu për “Front Online”.

    Emërimi i këtij ekipi special po vlerësohet të jetë edhe një “shuplakë” e Amerikës ndaj një rivali të saj të moçëm në rajon.

    Është përgjigje ndaj sfidave të reja që po ndodhin në rajon me një radikalizim të diskursit diplomatik e politik të Serbisë dhe Rusisë ndaj rajonit. Është përgjigje ndaj tyre”, vlerësoi Spahiu për “Front Online”.

    Diplomatët me nam amerikanë do të kenë role të ndara në Ballkan.

    Kristofer Hill do të udhëheqë ambasadën amerikane në Beograd. Jeffrey M. Hovenier atë në Prishtinë. Kurse Michael Murphy do të jetë ambasador në Bosnje Hercegovinë.

    James O’Brien është nominuar nga Joe Biden si koordinator për politikat e sanksioneve e Gabriel Escobar si zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit që do të merret me rajonin./FrontOnline

     

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.