[wp-story]

Lajme

Ish-ambasadori Kiçmari i bashkohet Vetëvendosjes

Ish-ambasadori Kiçmari i bashkohet Vetëvendosjes
20:24 | 16 Gusht 2019

Ish-ambasadori i Kosovës në Australi dhe në Austri, Sabri Kiçmari i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, të Albin Kurtit. Lajmin e ka bërë me dije ky i fundit, në një postim të tij në Facebook.

“Sabri Kiçmari ka qenë gjithnjë në Lëvizje. Prej sot është edhe në VETËVENDOSJE!. Ky është lajm shumë i mirë për subjektin tonë, shtetin tonë dhe kombin tonë”, ka thënë Kurti, duke e përshkruar Kiçmarin si “veprimtar i çështjes kombëtare për më shumë se një dekadë para se të bëhej përfaqësues politik i UÇK-së, Sabriu është me prejardhje nga Llapi, shkollimin fillor e ka mbaruar në Lladoc, Sfeçël, Podujevë dhe Llapashticë, ndërkaq shkollimin e mesëm në Podujevë dhe Prishtinë.”.

“Edhe plot një dekadë tjetër diplomat i dalluar i Republikës së Kosovës, ambasador në Austri, Australi e Zelandë të Re. Ndërkohë autor i pesë librave, dy prej tyre në gjermanisht, dhe i një dyzine artikujsh nëpër revista të ndryshme shkencore. Sot jemi forcuar dukshëm. Nesër do të fitojmë bindshëm. Sepse pasnesër do të qeverisim mirë” , ka shkruar Kurti.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera