Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish ambasadori Heldt arrin në Berlin, falënderon kosovarët

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka arritur në Berlin ku edhe është futur në vetizolim.

    Ai tashmë ka hapur një profil të ri në Twitter – pasi atë të ambasadorit gjerman në Kosovë do ta trashëgojë pasardhësi i tij në këtë post – ku cicërimën e parë ka zgjedhur t’ia dedikojë kosovarëve.

    “Kam arritur mirë në Berlin ku jam në vetizolim deri të hënën në mëngjes kur do të testohem. Cicërima e parë i dedikohet miqve të mi në Kosovë për t’i falënderuar për të gjitha përshëndetjet në rrjetet sociale. Jam akoma plotësisht i emocionuar, mirënjohës dhe ju përulem. E kam bërë vetëm punën time…por, e kam shijuar jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Heldt në Twitter.

    Pasi i ka përfunduar mandati si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Heldt gjatë ditës së djeshme përmes një videoje në Twitter ka falënderuar të gjithë kosovarët për mikpritjen dhe miqësinë që i kanë ofruar.

    Ai, duke iu referuar një thënie gjermane, ka thënë se po e lë një valixhe në Kosovë ku do të kthehet sërish si mik.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse serbët do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar progres ekonomik dhe demokratik. “Jemi storie suksesi prej ndërhyrjes së NATO-s, por edhe...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për...
    Lajme02 Qershor 2023
    Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. I shoqëruar nga zëvendëskryeministri...
    Lajme02 Qershor 2023
    Pas më shumë se tetë orëve, ka përfunduar debati parlamentar për situatën në veri. Opozita ka hedhur kritika ndaj pushtetit për zhvillimet...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të Kosovës i ka rrënjët tek mospranimi nga...
    Lajme02 Qershor 2023
    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i është bashkuar thirrjeve të përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.