×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa thumbon Osmanin: Do t’ua japim shansin besnikëve në LDK

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kandidaturë në zgjedhjet e reja do të kenë ata që i qëndruan besnikë partisë.

    Mustafa, përmes “Facebook-ut”, ka treguar se ka diskutuar me kryesinë e LDK’së për zgjedhjet e reja.

    “Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve. LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”, ka shkruar Mustafa.

    Tutje, ai ka paralajmëruar edhe se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, do të zhvillojë një takim me kryetarë të degëve për punët që janë kryer përgjatë qeverisjes së legjislaturës së shtatë.

    “Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, ka deklaruar Mustafa.

    Agim Veliu, nënkryetar i kësaj partie, po ashtu përgjatë ditës së sotme, në vizitën me strukturat e LDK’së në Podujevë, kërkoi nga ta për mobilizim.

    “Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike”, shkroi Veliu në ‘Facebook’.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.