[wp-story]

Lajme

Isa Mustafa përkujton Smajl Hajdarajn në 18-vjetorin e vrasjes

Isa Mustafa përkujton Smajl Hajdarajn në 18-vjetorin e vrasjes
10:27 | 17 Janar 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar ish-veprimtarin e LDK-së në 18 vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot, bëhen 18 vite nga momenti tronditës i vrasjes së njërës prej figurave më të rëndësishme të LDK-së, ish-deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj.Në 18 vjetorin e vrasjes, shprehim dhimbjen e thellë për humbjen e tij”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se Smajl Hajdaraj si komandant i UÇK-së, luftoi me vendosmëri kundër pushtuesit serb.

“Smajl Hajdaraj, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Rugovës, luftoi me vendosmëri dhe trimëri kundër pushtuesit serb.Ai gjatë gjithë jetës së tij, ishte i pathyeshëm si personalitet, aktivist i rrugës për liri dhe demokraci, dhe tregoi shembullin më të mirë të një njeriu që për brezat e ardhshëm do të mbetet model se si mbrohet dhe duhet atdheu”, është shprehur Mustafa.

Mustafa ka thënë po ashtu se LDK-ja do të kërkojë vazhdimisht që të zbardhen rastet e vrasjeve të pasluftës së veprimtarëve të LDK-së

“Smajli u vra pabesisht, para hyrjës së banesës së tij në Pejë, siq duket rruga e drejtë dhe aktiviteti i tij prej atdhetari iu pengoi qarqeve anti-kombëtare duke ia ndalën në gjysmë rrugën e nisur për liri.Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë përvjetor e përkujton më nder dhe krenari, Smajl Hajdarjn, dhe në të njejtën kohë vazhdimisht kërkon nga organet e drejtësisë që të zbardhen të gjitha rastet e vrasjeve pas luftës të veprimtarëve të LDK-së, e poashtu edhe rasti i Smajl Hajdarajt, dhe autorët e krimit të marrin dënimin e merituar”, ka thënë kryetari i LDK-së.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera