[wp-story]

Lajme

Isa Mustafa: Nuk qeveriset Kosova pa poste

Isa Mustafa: Nuk qeveriset Kosova pa poste
22:48 | 16 Janar 2020

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, duke komentuar kritikat se partia e tij s’po merret vesh me VV’në për shkak të pozitave e të pushtetit, thotë se ndarja e posteve është krejt normale.

Sipas Mustafës, ndarja e posteve do të thotë të ndahen përgjegjësitë për ta udhëhequr vendin dhe për të konkretizuar zotimet.

“Gara politike bëhet për pushtet. Hyjnë që të qeverisin dhe që vlerat e tyre t’i materializojnë me qeverisje. Të tregojnë se a din të udhëheqin më mirë me arsim, me shëndetësi…”, ka thënë Mustafa në televizionin publik.

Ai thotë se është krejtësisht normale që të bisedojnë për poste dhe kjo nuk është pazar sic po komentohet nga analistët politikë.

“Nuk qeveriset Kosova pa poste. Dikush duhet të jetë kryeparlamentar, dikush kryeministër, dikush ministër i Financave… Për këtë arsye ndahen edhe pozitat, për të marrë përgjegjësi. Nuk jemi në fazën të idealizojmë”, thotë kreu i LDK’së.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera