[wp-story]

Lajme

Isa Mustafa largon nga lista për deputetë një kandidat të dënuar

Isa Mustafa largon nga lista për deputetë një kandidat të dënuar
14:44 | 07 Shtator 2019

Haki Raçi nuk do të jetë kandidat i LDK’së për deputet. Ky është vendimi i Isa Mustafës pasi u raportua se i njëjti është i dënuar për vepra penale.

“Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi”, ka shkruar Mustafa në një reagim.

Raçi bashkë me dy zyrtarë të tjerë të Obiliqit kishin nënshkruar marrëveshje të pranimit të fajësisë me Prokurorinë, më 8 dhjetor 2015, ndërsa përmban nënshkrimet e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinës, prokurores së rastit dhe 3 të akuzuarve.

Me këtë marrëveshje është përcaktuar që prokurori i shtetit t’ia bëjë me dije gjykatës se të akuzuarit Zejnullah Krasniqi, Haki Raqi dhe Bajram Paloji pajtohen të dënohen me burgim prej 5 muajve, në mënyrë që ai me pëlqimin e tyre të shndërrohet në dënim me gjobë siç është përcaktuar me dispozita ligjore.

Gjykata pranoi këtë marrëveshje mes prokurorisë dhe 3 të akuzuarve.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera