[wp-story]

Front TV

Isa Mustafa flet për letrën e VV-së, tregon qëndrimin e LDK-së (Video)

Isa Mustafa flet për letrën e VV-së, tregon qëndrimin e LDK-së (Video)
16:10 | 16 Janar 2020

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për letrën e cila ka arritur sot në selinë e partisë së tij, raporton Front Online.

Ai nuk e ka konsideruar si përgjigje zyrtare këtë letër përderisa ka thënë se si LDK janë të interesuar që ta përfondojnë marrëvshjen e koalcionit me VV-në.

“Letrën do ta shohim, nuk e konsideroj që është zyrtare, është përgjigje zyrtare, është një letër kështu me cilësime të cilat nuk janë shumë zyrtare, ajo që mund të ju them është se ne jemi të interesuar që ta përmbyllim këtë proces, mos të vazhdohet akoma kjo agoni, do të mundohemi që të punojmë maksimalisht, kërkoj që edhe VV të jap kontributin e saj”, shton Mustafa.

“Komunikim gjithmonë kemi pas direkt, unë gjithmonë shkruhem me z.Kurtin, mirëpo ne nuk mundemi që instruktojmë se si ata do të komunikojmë”, shton ai.

Mustafa thotë se nëse e thirrin mbledhjen e Këshillit do të diskutojnë për çështje të cilata ata i cilësojnë parimore, e jo për ofertën.

“Nëse e mbajmë këshillin, disktuojmë për cështje që janë parimore, por ne nuk diskutojmë në këshill elemente të letrave të subjekteve tjera politike, i kemi të përcaktuara parimet e marrëveshjes”, deklaroi lideri i LDK-së. /Front Online/

 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera