[wp-story]

Lajme

Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj arrijnë marrëveshje koalicioni?

Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj arrijnë marrëveshje koalicioni?
15:02 | 19 Gusht 2019

Pas marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes AAK-së së Ramush Haradinajt dhe PSD-së së Shpend Ahmetit, burime të portalit “Front Online” bëjnë të ditur se një koalicion i tillë pritet të zyrtarizohet sot edhe ndërmjet shefit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të NISMA-s, Fatmir Limaj.

“Koalicioni parazgjedhor mes LDK-së dhe NISMA-s pritet të zyrtarizohet sot”, bënë të ditur ky burim për “Front Online”.

Portali “Front Online” ka tentuar të marrë përgjigje zyrtare edhe nga drejtuesit e LDK-së dhe NISMA-s, por këta të fundit nuk janë përgjigjur në telefon. /Front Online/

 

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera