×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irritohen nacionalistët maqedonas pse negociatat me Bullgarinë i drejton shqiptari

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Dimitar Apasiev, kreu i partisë së ekstremit të majtë në Maqedoni, kundërshtare e koalicionit Zoran Zaev-Ali Ahmeti ka kontestuar ashpër negociatat që një ministër i Jashtëm shqiptar, si Bujar Osmani, po udhëheq ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Apasiev, me ironi, ka përdorur faktin invers nëse një maqedonas do të ishte ministër i jashtëm i Shqipërisë e do të negocionte me Turqinë për faktin nëse Skënderbeu është shqiptar apo turk, duke e lidhur me kontestimin që maqedonasit e bullgarët kanë për heronjtë bazik kombëtar siç janë shpikësit e alfabetit cirilik Kirili e Metodi, Goce Dellçev etj, që të dy palët i quajnë heronj.

    Por ky postim ka hasur një reagim të ashpër ndër shqiptarët e Maqedonisë, që qëndrimin e Apasievit e konsiderojnë si absurd, ngaqë Maqedonia e Veriut është një shtet qytetar dhe jo etnik.

    Postimi i Apasievit

    Të nderuar bashkëqytetarë shqiptarë. Imagjinoni këtë situatë: Republika e Shqipërisë të ketë një ministër të jashtëm etnik maqedonas dhe ai, në emër të gjithë shqiptarëve, duke negociuar me Republikën e Turqisë nëse Skënder Begu është shqiptar apo turk? A do të ndjeheni rehat? A nuk do t’ ju zhgënjejë kjo?

    Pikërisht kështu na bën Bujar OSMANI nga BDI-ja! Në emër të maqedonasve negociohet me bullgarët që ishin Cyril, Metodi, Klement, Naum, Samuel, Goce… Me çfarë të drejtë? Me fuqinë e avokatit të kujt?

    Prandaj, të dashur bashkëqytetarë shqiptarë. Tani, në këto momente dramatike, kur në mënyrë të çmendur dhe fshehurazi identiteti ynë në Sofje po shitet, tani është koha ta dënojmë Osmanin dhe të qëndrojmë krah për krah me ne, fqinjët tuaj shekullorë! Vdekja e fashizmit, liria e popullit!”, ka shkruar Apasiev. /Gazeta Shqip

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...
    Lajme25 Prill 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.