[wp-story]

Bota/Rajoni

Irani vazhdon shkeljen e marrëveshjes bërthamore

Irani vazhdon shkeljen e marrëveshjes bërthamore
09:42 | 07 Shtator 2019

Irani ka thënë se ka filluar të përdorë centrifuga të reja dhe më të avancuara për pasurimin e uraniumit. Ky është hapi më i ri në shkeljen e zotimeve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Zëdhënësi i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Behruz Kamalvandi, tha se dyzet centrifuga të reja janë vënë në funksion.

Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për prodhimin e karburantit për reaktorë, por edhe armë bërthamore.

Irani filloi të mos e zbatojë marrëveshjen bërthamore në korrik të këtij viti si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe tërheqjes së tyre nga e njëjta marrëveshje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po synon që ta detyrojë Iranin të hyjë në negociata për një marrëveshje të re, me të cilën do të kufizohej kapaciteti bërthamor i republikës islamike.

Sidoqoftë, shtetet tjera që e kanë nënshkruar marrëveshjen me Iranin, po përpiqen ta ruajnë paktin përmes mbrojtjes së ekonomisë iraniane nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Irani e ka mirëpritur ofertën e Francës për ofrimin e 15 miliardë dollarëve në linjë kreditore përmes parapagesave për naftë, shkruan “BBC”

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera