[wp-story]

Bota/Rajoni

Irani e bëri ‘kurban’ Gardën Revolucionare Islamike duke e detyruar të pranoj fajin e vrasjes së 176 udhëtarëve

Irani e bëri ‘kurban’ Gardën Revolucionare Islamike duke e detyruar të pranoj fajin e vrasjes së 176 udhëtarëve
16:35 | 11 Janar 2020

Pak e vështirë të besohet se në republikën islamike ka të ‘moderuar’ dhe ‘ekstremistë’ por një konflikt mes këtyre dy krahëve që kishte qasje të ndryshme nga qarqe që rrallë shfaqen në regjimin e ngurtë islamik shiitë në Iran ka pasur gjatë krizës. Shtylla që e mbanë pushtetin e mullave në Teheran dhe tmerri jo vetëm i rajonit tani por edhe i popullit iranian është Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, e këta pësuan një goditje të madhe në reputacionin e tyre për kompetencë e dyshohet se u sakrifikuan nga të ‘moderuarit’ e Presidentit Hassan Rouhani për të goditur ‘ekstremistët’ e Ajetollah Ali Khamenei.

Irani nuk ka qenë në gjendje më të keqe ekonomike apo politike ka kohë tani, ndoshta vetëm në fillim të revolucionit kur rrëzuan pushtetin mbretëror dhe u detyruan të mbrohen në luftën kundër Irakut të Sadam Hussein në një luftë të përgjakshme gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar.

Irani ka kaluar në kohë të rënda më parë në konflikt me perëndimin pas ambicieve dhe dyfytyrësisë së treguar prej regjimit islamik për programin bërthamor kur u zunë duke gënjyer në shumë raste rreth tij agjencitë ndërkombëtare të mbikëqyrjes së energjisë atomike të OKB’së.
Kjo situatë u lehtësua me ardhjen në pushtet të Presidentit Amerikan, Barack Obama, që i ndikuar nga kriza ekonomike botërore e 2008’s dhe lodhja e popullit amerikan me lufta të pafundme nënshkroi një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit, së bashku me 5 nënshkrues tjerë- Rusia, Kina, Gjermania, Britania dhe Franca. Jo që nuk kishte kritika apo kundërshti ndaj traktatit, madje në SHBA opozitarët republikan kishin deklaruar hapur se do të tërhiqeshin menjëherë posa të vinin në pushtet me një letër të hapur. Ashtu edhe bënë, njëanshëm në 2018’n kur erdhën në pushtet me Presidentin Donald Trump.

Konflikti mes SHBA’s dhe Iranit po vazhdon tani e vitin e kaluar ishte larg luftës së hapur vetëm për pesë minuta, siç kishte thënë Presidenti Amerikan Donald Trump kur kishte refuzuar të sulmonte pas rrëzimit të dronit amerikan nga Irani mbi ngushticën e Hormuzit në gjirin Persik.

Ngacmimi SHBA’s i tejkaloi kufijtë, me gjithë paralajmërimet e shumta, kur u vra një shtetas amerikan nga paramilitarët shiitë Hezbollah në Irak, vartës të Iranit. Amerikanët i goditën paramilitarët dhe vranë pesë prej tyre në dhjetor të vitit të kaluar.

Paramilitarë të organizuar depërtuan Zonën e Blertë dhe sulmuan Ambasadën Amerikane duke shkaktuar dëme të mëdha dhe me synim të qartë të shkaktonin një dështim të madh për Trump. Shpejt reaguan amerikanët dhe i zmbrapsën pas rrethimit dy ditor.

Vetëbesimi i tepruar e zemëroi Presidentin Trump që këmbëngul që situata të mos eskaloj duke shkaktuar edhe përçarje dhe shkarkime brenda stafit të lartë republikan në Shtëpinë e Bardhë.
Me urdhër të Presidentit Trump amerikanët hakmerren ndaj Iranit duke goditur pikërisht aty ku SHBA e dinte me dekada se kush ishte komandanti dhe figura udhëheqëse e të gjitha trazirave të shkaktuara nga Irani jashtë territorit të tyre, Gjeneralit Qassim Soleimani. Ky u vra me predhë nga droni në Bagdad së bashku me nëntë të tjerë, pesë ushtarë të brigadës Quds dhe paramilitarëve të Hezbollah rrugës për në aeroportin e Bagdad.

Të gjithë prisnin reagimin e Iranit pasi këta vringëllonin shpatat por të gjithë e dinin se Irani nuk ka kapacitete të përballet as me aleatët rajonal të amerikanëve si Arabia Saudite dhe Izraeli por prisnin një reagim nga vartësit e tyre paramilitarë shiitë diku në Lindje të Mesme.

Reagimi ndodhi dhe raketa balistike u drejtuan drejt bazave ushtarake irakian që kishin ushtarë amerikanë në to. Asnjë ushtarë amerikan nuk u lëndua vetëm dëme materiale. Të gjithë e panë se hakmarrja e tyre ishte sa për sy e faqe dhe për konsum të brendshëm të mediave të kontrolluara rreptë nga shteti. Ashtu deklaroi edhe Presidenti Trump që doli triumfues para amerikanëve me një mesazh aq sa përqeshës edhe propozim për një nismë të re për marrëveshje pasi ju tregoi vendin mullave nga Teherani.

Por jo edhe garda e vjetër islamike revolucionare që e përçmojnë çdo negociatë e mundësi të bisedimeve si dorëzim dhe tani kanë një martir si Soleimani.
Por ata kanë pësuar një goditje të madhe kur rrëzuan aeroplanin ukrainas plot me pasagjerë iranian, edhe ata me pasaporta kanadeze ishin shumica iranian etnikë që po ktheheshin në shtëpi pas pushimeve.

Shpejt pas incidentit Irani nga qëndrimi i tyre “rrenë e madhe” dolën në “kërkojmë falje”, ju deshën 24 orë. Të shtunën u njoftua se Forcat Ajrore të Gardës Revolucionare kishin rrëzuar aeroplanin gabimisht.

Garda pas lëshimit të raketave drejt bazave ushtarake në Irak ishte përgatitur për reagim të SHBA’së dhe mbrojtja e tyre kundërajrore ishin në gjendje gatishmërie. Amir Ali Hajizadeh, komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionar, ka thënë se ushtarët e tij kishin dhjetë sekonda për të vendosur për të hapur zjarr apo jo drejt aeroplanit. Ata pretendojnë se sistemet ju ishin bllokuar dhe nuk kishin komunikim. Kjo tregon drejt avarisë apo bllokimit nga jashtë. Por në situata të tilla dhe afër aeroportit ndërkombëtar , përse Garda Revolucionare nuk ishte koordinuar me aviacionin civil nuk është e kuptueshme.

Garda Revolucionare operonte me mbrojtjen kundërajrore dhe hapi zjarr me predha balistike po ashtu. Garda Revolucionare kontrollon të gjitha kapacitetet ofensive dhe defensive të Iranit, me çfarë merret Ushtria e Iranit? Askush nuk e ka të qartë. Por siç duket as ushtria e as popullata civile nuk kanë qenë të informuar gjatë operacionit të 8 janarit.
Kjo ngjarje ka dëmtuar Amir Ali Hajizadeh, komandanti përgjegjës për veprimtarinë në Siri dhe Gjirin Persik të Iranit e me të edhe Gardës Revolucionare. Regjimi mundet që e ka detyruar të kërkoj falje atë për ta sakrifikuar atë edhe Gardën si përgjegjës për këtë tragjedi. Apo kjo është një tjetër mënyrë për të thënë se ‘ekstremistët’ e rrëzuan aeroplanin derisa të ‘moderuarit’ nuk ishte përgjegjës? Deri tani nuk është e qartë se sa problematike është Garda e Iranit, pa marrë parasysh krekosjet e tyre.

Telashe mes krahëve të ndryshëm të ‘moderuar’ dhe ‘ekstremistë’ kishte edhe më herët kur në nëntor ishte përballje e fundit mes aleatëve të Ajetollah Khamenei dhe Presidentit Rouhani, kur ky i fundit ishte kritikuar ashpër në një takim para Gardës Revolucionare kishin deklaruar mbështetësit e Ajetollahit kishin thënë për Rouhani se ‘është i gatshëm të e dorëzoj vendin armiqve të jashtëm’.

Ajetollah Khamenei zakonisht qëndron i heshtur në këto konflikte mes degëve të pushtetit iranian por jo edhe aleatët e tij.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera