×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Iran, vdes në rrethana misterioze diplomatja e lartë zvicerane

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Një diplomate zvicerane ndërroi jetë në rrethana të mistershme në Teheran pas rënies nga ndërtesa e lartë ku banonte.

    Ministria e jashtme e Zvicrës e konfirmoi vdekjen e punonjëses së ambasadës së saj në kryeqytetin iranian, pa e identifikuar publikisht viktimën. Mediat mësuan megjithatë se bëhet fjalë për sekretaren e parë të misionit diplomatik, një post ky që bart dhe përgjegjësinë e raporteve me SHBA-në. Praktikisht, ajo ishte punonjësja e dytë më e lartë e ambasadës, sipas Reuters.

    Agjenci të ndryshme lajmesh pohojnë se viktima ishte e moshës 51 apo 52 vjeç. Në deklaratën e ministrisë së jashtme zvicerane thuhej se ishin të shokuar nga kjo ngjarja tragjike dhe i përcillnin ngushëllimet e tyre më të thella familjes.

    Shtypi Iranian shkruante se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar. Më herët një punonjës i ambasadës kishte shkuar ta kërkonte në banesë, por nuk e kishte gjetur. Zvicra ka përfaqësuar interesat diplomatike të SHBA në Iran që prej kohës kur dy vendet i ndërprenë marrëdhëniet mes tyre pas revolucionit islamik të vitit 1979./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë në Vlorë, ku një person është gjetur i vdekur brenda makinës...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë të tij në Zall-Bastar. Sipas policisë, kanë nisur hetimet rreth shkakut...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Policia e Shtetit në Durrës ka sekuestruar mbi 670 mijë litra naftë që dyshohet se është kontrabanduar nga Tunizia. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.