×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Interesim i madh për vaksinim, kosovarët “yrysh” për Pfizer

    FrontOnline
    05 Maj 2021

    Pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetor”, ka vazhduar vaksinimi profesionistëve shëndetësorë nga e tërë Kosova.

    E për të marrë këtë vaksinë është̈ parë një interesim i madh i profesionistëve shëndetësorë̈, më shumë se sa në fazën e parë.

    Këtë e thotë edhe zëdhënësi Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

    “Në fazën e parë kur është bërë analiza pse numri i punëtorëve shëndetësorë nuk ka qenë në nivelin që e kemi pritur për t’u vaksinuar, kanë qenë arsye të ndryshme, disa kanë dhënë si arsye faktin që kanë qenë të infektuar gjatë asaj kohe me Covid-19, një numër tjetër ka dhënë si arsyetim faktin që sapo kanë kaluar Covidin dhe kanë vlerësuar se kanë antitrupa, ndërsa mund të supozohet se një numër i tyre ka preferuar që të zgjedh vaksinën Pfizer që të vaksinohet kundër Covid 19”, ka thënë Hoti për Front Online.

    Hoti i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19 derisa tha se synojnë që vaksinimi të shtrihet në shumë kategori.

    “I rekomandojmë popullatës që të vaksinohet me të, dhe të mos bëjë përzgjedhje, thjesht ta marrë atë vaksinë sa më parë, për shkak se shohim se trendi i vaksinimit në shtetet e tjera po vjen duke u rritur dhe ne synojmë që në javët në vijim ta shtrijmë vaksinimin sa më shumë në kategori të popullatës”, tha ai për Front Online.

    Për Vjollca Jusufin, dhe Prishtina Blakaj, vaksina Pfizer është më e besueshme andaj edhe kanë vendosur që të vaksinohen me të.

    “Kemi përzgjedh Pfizer me u vaksinu, arsyeja nuk kam pas besimin në AstraZeneca për shkak të moshës”, tha Jusufi.

    “Po pres me u vaksinu, nesër se tash është pritje e madhe”, tha për Front Online Prishtina Blakaj.

    Kurse, Hyrie Qosaj për Front Online këshilloi që të gjithë të vaksinohen.

    “Vaksina është çdoherë e mirë me e marrë edhe sigurisht edhe më të ri, se na më të vjetër që jemi, vaksinat edhe përpara i kemi marrë kundër viruseve, edhe tash u dashtë, po ma mirë vonë se kurrë”, tha ajo.

    E procesin e vaksinimit të stafit shëndetësorë, e ka parë nga afër edhe Komisioneri i lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, i shoqëruar me kryeministrin, Albin Kurti, dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    “Kjo është një ditë e mrekullueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Kosovën. Ky është kontributi më i rëndësishëm që kemi mundur ta bëjmë për të filluar ta shënojmë fundin e pandemisë sepse pandemia do të përfundojë kur të vaksinohemi të gjithë”, ka thënë ai.

    Kurse Kurti, tha se nuk do të ndalet derisa të vaksinohen 60% të popullatës.

    “Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit në mënyrë që mos të ndalemi deri sa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60% të popullsisë”, ka thënë Kurti

    Gjatë ditës së djeshme vendi ynë ka pranuar 4.680 vaksina prej 95.000 sa janë ndarë nga BE, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet  e Ballkanit Perëndimor.

     

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...
    Sport25 Prill 2024
    Albion Rrahmani i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij. Sulmuesi kosovar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun,...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Së paku pesë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qytetin Rafah në Rripin e Gazës të enjten, thanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.