×
  • Lajme
  • Lajme

    Interesim i madh për të votuar në Podujevë, qytetarët kërkojë hapje të vendeve të reja të punës

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Në orët e pasdites vërehet një fluks më i madh i qytetarëve që po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për të parin e komunës së Podujevës.

    Qytetarët shprehen se duan ndryshim dhe se nga kryetari i ri presin që të punojë më shumë në rritjen e numrit të vendeve të reja të punës për të rinjtë e kësaj komune.

    Kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën ekonomike “Isa Boletini” Fehmi Zeqiri, thotë se deri në orën 13:00 kanë votuar rreth 2 mijë persona, e që në këtë qendër të drejtë vote kanë 14 mijë qytetarë.

    Ai thotë se orët e paradites është vërejtur një fluks më i vogël i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën për të votuar, por që potencon se nga ora 12:00 e tutje është vërejtur një fluks më i madh i qytetarëve që po votojnë.

    Zeqiri: Deri në ora 13:00 kanë votuar 2 mijë qytetarë

    “Nëse i referohemi rezultateve të orës 13:00 i bie që kanë votuar afërsisht 2 mijë qytetarë ose në përqindje i bie 14. 7 përqind[…]marrë parasysh numrin total të qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote nuk është e kënaqshme, po nëse kemi parasysh që kemi të bëjmë pjesën e paradites ne edhe në zgjedhjet e viteve të tjera apo zgjedhjet paraprake kemi pasur një situatë të përafërt ku qytetarët pikërisht në kohën kur po diskutojmë dhe po e shohim kemi të bëjmë me fluksin e madh të qytetarëve të cilët masovikisht janë orientuar kah kutitë e votimit”, tha ai.

    Një nga qytetarët që ka votuar është Sami Ajvazi, i cili thotë se pret që kryetari i ri i komunës të krijojë më shumë vende të reja të punës.

    Ajvazi: Të ketë më shumë të puënsuar

    “Presim që të jenë korrekte, le të fitojë më i miri, ne kemi votuar për atë që kemi menduar që është më i miri. Shpresoj të shkojnë këto zgjedhje siç duhet…Të ketë më shumë të punësuar dhe që t’i plotësojnë kërkesat e qytetarëve”, tha ai.

    Të njëjtën gjë e pret edhe qytetari Nexhmi Gashi, i cili thotë se pret që të rinjtë të gjejnë punë në vendlindjen e tyre.

    Gashi: Nga këto zgjedhje presim diçka më të mirë, më shumë punë edhe për të rinjtë

    “Pres prej këtyre zgjedhjeve me kanë diçka më mirë dhe për krejt popullatën edhe për të rinjtë po edhe për pleqtë…Kisha pas qef që sa më shumë me pas punësim, është numri i parë, me pas edhe të rinjtë mos me qëndru rrugëve”, tha ai.

    Qytetari Agim Aliu, thotë se në këto zgjedhje pret të ndodhin ndryshime, derisa kërkesë të vetmen e ka hapjen e vendeve të reja të punës.

    Aliu: Kërkesa jonë është me pas ndryshime e rinia me u punësu më shumë

    “Besojmë që ka me pas ndryshime kësaj radhe dhe qytetarët siç po duket masovikisht janë duke votuar, shpresojmë ditë më të mira…Kërkesat tona janë me pas ndryshime, rinia me u punësu sa më shumë”, tha ai.

    Në zgjedhjet e sotme në komunën e Podujevës janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 vendvotime, ku kanë të drejtë 87 mijë e 381 persona.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.