[wp-story]

Lajme

Instituti slloven akuzon rëndë Thaçin

Instituti slloven akuzon rëndë Thaçin
16:26 | 06 Gusht 2019

Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES, me seli në Lubjanë, ia ka kushtuar një shkrim të gjatë situatës politike në vend.

Në këtë shkrim të titulluar “Zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019 në Kosovë: Një shans i ri për dekriminalizimin e Kosovës”, presidentin aktual të shtetit, Hashim Thaçin, e cilësojnë si “simbol oktapod të politikës kriminale” në Kosovë.

Periudhën e Hashim Thaçit si kryeministër thonë se e kanë karakterizuar punësimet familjare, frikësimi i kundërshtarëve politikë e qytetarëve, presioni ndaj mediave dhe krimi e korrupsioni i përhapur në çdo pjesë të shtetit e shoqërisë.

“Një tendencë posaçërisht shqetësuese është edhe emigrimi masiv i brezit të ri të popullatës me moshë pune. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ndalojë këtë prirje negative. Krimi i organizuar dhe korrupsioni paraqesin një kërcënim serioz për shoqërinë e Kosovës”, potencon tutje shkrimi.

Sipas IFIMES, Hashim Thaçi si një “simbol i oktapodit politiko-kriminal” bëhet edhe më i fuqishëm duke bashkëpunuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për të cilin Instituti në fjalë thotë se, gjithashtu, ka vendosur një regjim kriminal në Shqipëri.

Në këtë shkrim theksohet edhe një raport i Transparencës Ndërkombëtare e cila në indeksin e korrupsionit për vitin 2018 rendiste Kosovën te 93-tën nga 180 vende gjithsej. Të njëjtën pozitë sikurse Kosova kishin edhe Gambia, Guajana, Mongolia e Panamaja.

Vërejtje në këtë raport jepen edhe për Qeverinë e Ramush Haradinajt e cila tashmë është në dorëheqje duke potencuar se s’ka bërë mjaftueshëm për të ndalur trendin e ikjes së popullatës, përmirësimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik e thithjen e investimeve të huaja

Ndërsa sa i përket lirisë së mediave, sipas vlerësimit të Reporterëve pa Kufij të Lirisë së Mediave, Kosova renditet në pozitën e 75-të nga 180 vende gjithsej, duke hyrë në grupin e shteteve që kanë liri të pjesshme të mediave.

 

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera