[wp-story]

Lajme

Instituti sizmologjik konfirmon dridhjet e tokës në Kosovë

Instituti sizmologjik konfirmon dridhjet e tokës në Kosovë
18:00 | 15 Janar 2020

Instituti Sizmologjik i Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 17:30 është regjistruar një tërmet në veri të Kosovës me magnitudë prej 3.9 shkallë të rihterit.

Shmsi Mustafa, drejtor i këtij instituti, i ka thënë Insajderit se epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 15 kilometra në veri-perëndim të Leposaviçit.

“Është diku 10-15 kilometra në veri-perëndim të Leposaviçit. Kështu që nuk është e saktë a është në Kosovë apo në Serbi; është në kufi. Është me një magnitudë 3.9 shkallë të rihterit”, ka thënë Mustafa.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera