Sot rreth orës 16.00 ka ndodhur një termet në Kosovë, ku epiqendra ka qenë në fshatin Bardhi i Madh, 10 kilometra në jug-perëndim të Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar për Metron edhe Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.
“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 09/10/2020 n’ora 16:05 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 2.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte ne jug-perendim të Prishtinës, afër fshatit Bardhi i madh Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit te Prishtinës.”, ka thënë Mustafa për Metron.
Sipas tij nuk ka vend për shqetësime pasi që tërmeti ka qenë shumë i lehtë dhe tërmete të tilla nuk ka dëme.
Për tërmetin kanë informuar edhe institute të njohura botërore, si ajo e “EMSC”.